Nga: Muhamet Hamiti
Ka ndërruar jetë kritiku e teoricieni amerikan i letërsisë, Harold Bloom (Harolld Bllum), autor i nja 40 librave për letërsinë. Ka shkruar edhe për religjionin. Gjithashtu një roman.
Libri i tij më i njohur, “The Anxiety of Influence” (Ankthi i ndikimit, 1973), është përkthyer në 45 gjuhë.
Libri i tij bestseller, “How to Read and Why” (Si dhe përse të lexojmë, 2000) është përkthyer në shqip.
Ndër librat e tij më të njohur janë “The Western Canon” (Kanoni perëndimor) dhe “Shakespeare: The Invention of the Human” (Shakespeare: Shpikja e njerëzores), që i botoi në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Te “Kanoni perëndimor” shkruan për 26 autorë qendrorë të letërsisë perëndimore. Shakespeare-in e ka vlerësuar deri në idolatri, si Zot. Në shkrimet e veta, Bloom-i ka afirmuar superioritetin e Bardit anglez, të Chaucer-it, Kafka-s, e të shkrimtarëve të tjerë perëndimorë në gjirin e letërsisë së përgjithshme.
“Ankthi i ndikimit”, titull vepre dhe koncept, trajton konfliktin edipal të shkrimtarit me pararendësit e tij në gjakimin e vet për të krijuar vizionin poetik autentik.
Profesori Bloom ka dhënë mësime letërsie në Universitet për 64 vjet (1955-2019), deri të enjten e kaluar, më 10 tetor 2019, katër ditë para se të vdiste në moshën 89 vjeçare.
Ai mëtonte se vepra letrare nuk është dokument shoqëror. Vepra nuk duhet lexuar për përmbajtje politike apo historike, por thjesht për kënaqësinë e vështirë estetike, mendonte kritiku e profesori i famshëm. Apo famëkeq? Një pjesë e publikut letrar e ka parë të tillë – famëkeq. Ka qenë figurë letrare kundërthënëse gjithsesi.
Si për ta dëshmuar teorinë e tij për ‘ankthin e ndikimit’, Harold Bloom-i ka qenë dishepull i kanadezit Northrop Frye (Fraj), autorit të “Anatomy of Criticism” (Anatomia e kritikës, 1957), para se t’i ndante udhët me të.
Kritiku, teoricieni letrar e profesori amerikan i letërsisë kishte kundërshtuar ahistoricizmin e Thomas Stearns Eliot-it dhe të Kritikës së Re Amerikane të mesit të shekullit të kaluar, por edhe shkollat post-strukturaliste (Historicizmin e Ri, feminizmin, Marksizmin, studimet kulturore). Në një kohë, vetë Bloom-i është parë i lidhur me Shkollën letrare e filozofike të Dekonstruksionit.
Bloom-i është paguar shumë për librat e vet, një pjesë e të cilëve janë bërë bestsellerë.
Prej botuesit ka marrë paradhënie prej 1.2 milion dollarësh për librin e tij “Genius: A Mosaic of One Hundred Exemplary Minds” (Gjeniu: Mozaik i njëqind mendjeve shembullore, 2002).
Kritiku amerikan ka shkruar edhe në vitet e pleqërisë së thellë. Më 2011 ka botuar librin “Anatomy of Influence” (Anatomia e ndikimit), që e kishte quajtur para kohe ‘këngën e vet të mjellmës’.
Sivjet ka botuar dy libra: “Macbeth: A Dagger of the Mind” (Makbethi: Kama e mendjes) dhe “Possessed by Memory: The Inward Light of Criticism” (I kapluar kujtese: Drita e brendshme e kritikës”), një lloj libri i kujtimeve letrare. Siç e thoshte vetë, Bloom-i dinte përmendësh krejt Shakespeare-in, por edhe “Parajsën e humbur” të John Milton-it, gjithë poezinë e William Blake-ut, e të tjera vepra.
Harold Bloom ka lindur më 1930 në Nju-Jork. Prindërit e tij çifutë ishin me prejardhje nga Evropa.
(Autori është profesor i letërsisë angleze dhe i teorisë së letërsisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Një replikë për “historianët” e akshamit
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Vorea Ujko, Dritëro Agollit: Shqipëria është mëma e nuk shkruhen mbresa mbi mëmën!
Çfarë është gjenocidi?
Kuanti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova