Po na befasojnë çdo ditë e më shumë objektet impozante në Prishtinë, e ato mbajnë logon e njërës apo bankës tjetër.
Pikërisht, institucionet financiare po investojnë shumë në objektet e tyre për filialet qëndrore, duke kaluar kështu në një nivel të ri të prezencës në treg.
Vërejtje: Më poshtë listojmë disa prej bankave që kanë bartur punën e tyre SË FUNDMI në objektet e dedikuara vetëm për hapësirat e brendit të tyre.
Raiffeisen Bank
Rruga “Robert Doll” në Prishtinë ka marrë pamje të re, e këtu ka ndikuar ambienti i ri në të cilin ka dalë Raiffeisen Bank.
Në njoftimin zyrtar të bankës thuhet se dalja në objektin e ri ka ndikuar në rritjen e numrit të zyreve për takim me klientë, e mbi të gjitha i jepet theks të veçantë hapësirës digjitale, të cilën klientët mund ta shfrytëzojnë 24/7.
Me të vërtet hapësirat moderne kanë bërë që Raiffesien Bank të bëjë një hap të madh drejt forcimit të imazhit të vet te audienca dhe atyre që kalojnë përditshmëri në bankim, sidomos në eksperincën e atyre që menaxhojnë korporata e biznese.
Pro Credit Bank
Dikur e konsideruar banka me objektin më të mirë, Pro Credit Bank nuk po mjaftohet.
Pas digjitalizimit të bankimit duke zvogëluar numrin e filialeve, tashmë Pro Credit Bank ka përqëndruar sërish vëmendjen te filiala në objektin kryesor të saj.
Me qëllim të ofrimit të nje eksperience edhe me të avancuar të bankimit për klientët dhe krijimit të një ambienti fenomenal të punës për punonjësit, Pro Credit Bank së fundmi sërish ka filluar një renovim që do të përmirësojë pamjen e jashtme të objektit të saj, mjaft i njohur në qendër të Prishtinës.
Monego
Institut mikrofinanciar me objekt gjigant? Pikërisht, ky është Monego, që së shpejti po bëhet gati të dalë në objektin më të ri në qendër të Prishtinës.
Me një dizajn frymëzues arkitekturor, spekulimet se si do të jetë objekti i ri i Monegos janë të shumta, e ajo që dihet është se pritet të jetë një vend ideal pune për të rinj e të reja – sidomos nga brenda, jo vetëm nga jashtë!
Kujtojmë se Monego ka 70% të të punësuarve të rinj profesionist në fushën e financave, shumë prej të cilëve të gjinisë femërore, çka e bëni Monegon një prej brendeve më të respektuara, e një vulë në këtë drejtim po i jepet edhe me objektin e ri.
TEB Banka
TEB duke marrë parasysh traditën e BNP Paribas (banka simotër) në mbarë Evropën, ka arritur që të sjell mentalitetin e njëjtë edhe në Kosovë.
Për vite e cilësuar si prej bankave me rritjen më të shpejtë në tregun financiar, TEB ka preferuar të rritet edhe me staf e madje edhe me shtrirje, duke hapur zyren qëndrore në Çagllavicë kohë më parë.
TEB ka preferuar të zhvendoset për zyren qëndrore jashtë dinamikës dhe zhurmës që ka kryeqyteti, por ambientet mjaft të mira të punës mbizotërojnë jo vetëm në objektin e ri në Çagllavicë, por edhe në filialet e tjera në qytet.
BPB
Banka për Biznes (BPB) me ribrendimin, ka bërë edhe rikonceptimin hapësinor të veprimtarisë së vet duke u zhvendosur në objektin e ri në lagjen “Pejton” apo në rrugën “Ukshin Hoti”.
Kështu, punonjësit e kësaj banke tash kanë tjetër ndjesi në ambientet e punës që janë mjaft moderne dhe hapësira të përshtatshme për klientët.
Banka Ekonomike
Mund të mos e ketë renovuar objektin nga ana e jashtme, por edhe kështu, pas shumë vitesh, mbetet një prej objekteve ikonë të kryeqytetit. Banka Ekonomike pa dyshim se zotëron prej hapësirave më të mira, me pamje tejet të bukur. Bankimi është eksperiencë ndryshe në këtë bankë.
AFK
Agjencioni për financim në Kosvoë së fundmi është zhvendosur në objektin e ri në lagjen “Pejton” që është edhe lokacioni i dytë i këtij agjencioni në Prishtinë.
Pritja e ngrohtë për klientët dhe kushtet mjaft të mira të punës për punonjësit e identifikojnë AFK-në edhe në objektin e ri.
Epilogu
Kështu, mund të konstatojmë se bankat në vendin tonë u kanë dhënë rëndësi të veçantë hapësirave për stafin dhe klientët, duke treguar seriozitet në këtë drejtim, me ç’rast janë përkujdesur për fuqizimin e brendeve të tyre.
Mbetet të shihet nëse trendi i objekteve të reja impozante e hapësirave të mëdha do të vazhdojë në skenën bankare të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova