LAJMI I FUNDIT:

Qëndruan për nëntë vite të mbyllur brenda një qilari, duke pritur “fundin e botës” – misteri i familjes holandeze

Qëndruan për nëntë vite të mbyllur brenda një qilari, duke pritur “fundin e botës” – misteri i familjes holandeze

Policia ka gjetur një familje “të mbyllur brenda një qilari të vogël” në një shtëpi të izoluar në veri të Holandës, ku për vite të tëra kishin jetuar në izolim total “duke pritur fundin e botës”.

“Kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme”, ka deklaruar Roger de Grot, kryetari i fshatit Ruinvervoldit, në të cilin gjendet shtëpia e mbuluar nga drunjtë, transmeton Telegrafi.


“Kemi gjetur shtatë të rritur që na treguan menjëherë që janë familje: babai dhe fëmijët. Të gjithë na thanë të janë të moshës madhore”, thuhet në raportin e policisë.

Shumë çështje janë ngritur rreth këtij rasti të pazakontë që ka ndodhur në një vend, ku banorët e fshatit nuk po i njohin fare pronarët e kësaj shtëpie, madje ata nuk ishin në dijeni që brenda saj jeton dikush.

Sipas televizionit lokal RTV Drente, familja ushqehej me fruta nga kopshti dhe qumështi i dhisë, duke qëndruar të mbyllur dhe pritur “fundin e botës”. Disa prej fëmijëve nuk ishin në dijeni “që ekzistojnë njerëz tjerë” në botë, thuhet ndër tjera në raportin e këtij televizioni lokal.

Informacionet për këtë familje policia i kishte marrë nga një anëtar i kësaj familje, që brengosej për kushtet në të cilat jetonin ata. Me të dalë në vendin e ngjarjes “zbuloi gjashtë persona që jetonin brenda një qilari të izoluar plotësisht nga bota e jashtme”.

Deri më tani nuk dihet nëse ata me dëshirë ishin mbyllur apo janë detyruar me forcë. Në anën tjetër policët holandezë kanë bërë të ditur se janë duke shqyrtuar çdo mundësi të mundshme, duke u munduar ta ndriçojnë rastin për ta kuptuar sa më mirë se kush është ajo familje, cilat janë planet e të rriturve që ishin ngujuar në atë hapësirë të vogël.

Fluturakja pa pilot e policisë ka fluturuar mbi këtë pronë për të filmuar çdo detaj, si dhe kanë marrë gjurmët e gishtërinjve dhe çdo person që ishte brenda është intervistuar ndaras. Sipas hetuesve, ekzistojnë gjasa të mëdha që ata kishin jetuar të izoluar brenda qilarit për më shumë se nëntë vite.

“Një i ri i kësaj familje që ishte rreth 25-vjeç, gjatë javës së kaluar kishte shkuar në një kafene të fshatit dhe dukej shumë konfuz. I papastër, me rroba të vjetra, i pa rruar që kërkonte ndihmë”, ka deklaruar për RTV Drente, pronari i kafenesë Kris Vesterbek.

E kur filloi të bisedojë më të riun, e kuptoi se ai nuk kishte dalë nga shtëpia për nëntë vite dhe se kurrë nuk kishte shkuar në shkollë.

“Ai fliste sikur të ishte fëmijë”, ka shtuar Vesterbek që kishte njoftuar menjëherë policinë.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar një burrë 58-vjeç, pasi që nuk ka bashkëpunuar me policinë. Megjithatë është konstatuar se ai nuk është babai i kësaj familje, ndërsa policia është duke u munduar ta kuptojë lidhjen e tij me të ngujuarit.

E pas arrestimit të tij ka reaguar zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Austrisë, që ka bërë të ditur se ai është shtetas austriak i lindur në Vjenë dhe që për vite të tëra kishte jetuar me një grup të rinjsh në një qilar në Holandë.

Ajo çfarë e bën më mistik rrëfimin e tyre është se shumica prej të ngujuarve “nuk janë të regjistruar në librat amzë”, ka bërë të ditur kryetari i fshatit. Gjithashtu asnjëri prej tyre nuk figuron në librat e komunës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori