LAJMI I FUNDIT:

“Eskalon” Gashi, iu premton ndjekësve të tij një fotografi të organit gjenital

“Eskalon” Gashi, iu premton ndjekësve të tij një fotografi të organit gjenital
Foto: Gashi/Instagram

Reperi shqiptare me famë ndërkombëtare, Gashi, është i njohur për postimet e tij shpesh herë satirike në rrjetet sociale.

Teksa ka publikuar së fundmi për fansat një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet i buzëqeshur dhe me kapele në kokë, ai shkruajti në mbishkrimin e saj se nuk e din pse e kishte fshirë këtë imazh më përpara.


Gjithsesi, në valën e komenteve të shumta nga ndjekësit, reperi premtoi një “shpërblim” të çuditshëm për përshkrimin më të mirë që fansat do t’i bënin kësaj fotografie.

“Personi që gjen mbishkrimin më të mirë, do fitojë një ‘follow’ dhe një foto të organit gjenital”, shkroi Gashi përbri fotografisë së tij në Instagram.

Foto: SC/Gashi/Instagram

Ndonëse e thënë me shaka, komentet dhe replikat e fansave të tjerë ishin të shumta krahas këtij komenti.

Gashi përndryshe është shumë aktiv muajve të fundit në muzikë, teksa përveç albumit ai njoftoi edhe datat e turneut të tij muzikor. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Album Tour‼️‼️😱

A post shared by GASHi (@gashi) on Sep 27, 2019 at 8:09am PDT