LAJMI I FUNDIT:

Gaber: Akademia punon profesionalisht dhe nuk favorizon kandidatë të caktuar

Gaber: Akademia punon profesionalisht dhe nuk favorizon kandidatë të caktuar

Drejtoresha e Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publikë “Pavell Shatev”, Natasha Gaber Damjanovska sot deklaroi se ajo, Komisioni dhe të punësuarit në Akademi punojnë tejet profesionalisht dhe se nuk favorizojnë kandidatë të caktuar për dëgjues të trajnimit fillestar.

“Në konkursin publik për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë “Pavell Shatev” për pranimin e 60 dëgjuesve për trajnimin e parë u paraqitën 670 kandidatë, të cilët fillimisht iu nënshtruan testit të gjuhës, ku nuk kaluan dhjetëra kandidatë. Provimit kualifikues iu nënshtruan 500 kandidatë, ku edhe aty nuk kaluan dhjetëra prej tyre. Fundjavën që vjen do të realizohet provimi psikologjik dhe ai për integritet. Katërqind e katër kandidatë vazhdojnë tutje”, deklaroi drejtoresha e Akademisë, Natasha Gaber Damjanovska, në pyetjen se gjoja vendet për trajnim në Akademi kanë qenë të rezervuara për kandidatë të caktuar.

Ajo tha se nuk do të dinte të tregon për cilin do kandidat se ka qenë i favorizuar apo jo, për shkak se Akademia i mbron kandidatët me iniciale, kur ata i dorëzojnë dokumentet me shifra dhe shtoi se çdo pjesë e provimit ka shifër shtesë që i mbron me qëllim të sigurimit të objektivitetit në provim.


“Kjo në veçanti vlente për pjesën kualifikuese dhe kështu do të veprohet edhe në fazat e mëtutjeshme, për arsye se edhe gjatë nënshtrimit të provimit psikologji vetë psikologët i kodojnë dhe kanë numra të posaçëm për çdo person i cili hyn në provim, pa dallim të numrit të tyre rendor që e marrin nga Akademia”, tha Gaber dhe theksoi se Akademia planifikon në mënyrë të njëjtë të veprojë edhe në pjesën e dytë të provimit praktik me qëllim të arritjes së objektivitetit.

Ajo tha se fort qëndron pas asaj se Komisioni, të punësuarit dhe Akademia, punojnë sipas kritereve të rrepta profesionale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori

Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori

Kronika e Zezë
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Lajme
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

Lajme
Reshje të dendura të borës e vështirësi në qarkullim, Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Reshje të dendura të borës e vështirësi në qarkullim, Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Lajme
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Kalo në kategori