LAJMI I FUNDIT:

Angelovska: Lojë shpërblyese për të gjithë ata që skanojnë llogari fiskale

Angelovska: Lojë shpërblyese për të gjithë ata që skanojnë llogari fiskale

Të gjithë qytetarët që skanojnë llogari fiskale dhe marrin pjesë në masën ‘TVSH-ja ime’, nga 25 nëntori do të jenë pjesëmarrës në lojën shpërblyese ‘TVSH-ime – Dhurata ime’.

Janë paraparë dhurata ditore, 15 dhurata mujore dhe dy dhurata kryesore ndërsa Fondi tashmë ka ndarë 31 milionë denarë për këtë lojë shpërblyese, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas ministres së Financave, Nina Anelovska, kjo është avancim i masës ‘TVSH-ja ime’ që jep rezultate dhe do të jetë motiv shtesë që qytetarët të skanojnë dhe të ndihmojnë ekonominë.

“Loja shpërblyese ‘TVSH-ja ime – Dhurata ime’ është një lloj avancimi i masës që deri tani jep rezultate. Gjatë krijimit të lojës shpërblyese, ekipi që punoi mori parasysh edhe propozimet e shumta që arritën nga qytetarët dhe me kënaqësi mund të them se një pjesë e madhe e tyre do të përfshihen. Gjithashtu janv parë parasysh praktikat më të mira nga vendet tjera”, tha Angelovska.

Aplikacioni ‘TVSH-ja ime’ deri tani ka 200.000 përdorues dhe në muaj skanohen mbi 7.5 milionë llogari fiskale me mbi 150.000 përdorues aktiv që skanojnë. Ministrja potencoi se në fund të këtij viti, përmes kësaj mase tek qytetarët do të kthehen tre milionë euro për tre muaj e para prej kur nisi përdorimi i aplikacionit.

Loja shpërblyese është e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë për të Hyra Publike dhe e organizon Lotaria shtetërore e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori