LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik përgëzon KQZ-në për zgjedhjet, i brengosur për kërcënimet në komunat me shumicë serbe

Ambasadori britanik përgëzon KQZ-në për zgjedhjet, i brengosur për kërcënimet në komunat me shumicë serbe

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, në një postim në Facebook ka përgëzuar KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve, por është shprehur i brengosur me kërcënimet që kanë ndodhur në komunat me shumicë serbe.

Ai ka thënë se Kosova ka votuar për ndryshim dhe tash pret formimin e një qeverie të re dhe stabile që mund të merret me çështje të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të ambasadori britanik:


“Kosova ka mbajtur të dielen zgjedhje parlamentare të qeta dhe të organizuara mirë. Kjo tregon se demokracia në Kosovë është duke u rritur.

Unë përgëzoj dedikimin dhe profesionalizmin e Këshillit Qendror të Zgjedhjeve, të cilin e kanë vërejtur edhe vëzhguesit e Ambasadës Britanike kudo në vend. Ishte shumë mirë të shihje rezultatet paraprake të publikoheshin me aq shpejtësi në ueb faqen e KQZ-së, që bëri procesin të jetë edhe më transparent.

E mirëpres deklaratën e sotme të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, dhe ndaj mendimin se zgjedhjet kanë qenë të administruara mirë. Por jam i brengosur me kërcënimet gjatë fushatës në disa pjesë të Kosovës të banuara me popullatë serbe.

Rezultatet janë të qarta. Kosova ka votuar për ndryshim, dhe tash pret formimin e një qeverie të re dhe stabile, që do të mund të merret me çështjet e rëndësishme me të cilat është duke u ballafaquar vendi. Unë mezi pres bashkëpunimin me qeverinë e re”.

Ndërkohë edhe ambasada e Francës në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, duke u thirrur në një vlerësim të vëzhguesve të BE-së, ka vlerësuar zgjedhjet në Kosovë.

Në këtë drejtim, kjo ambasadë ka thënë se ato janë “dëmtuara nga frikësimi dhe mungesa e konkurrencës në zonat serbe të Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Kronika e Zezë
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori