LAJMI I FUNDIT:

Nisma e vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor

Nisma e vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor

Nisma socialdemokrate ka mbajtur sot një konferencë për media, ku sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi ka folur për mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor.

Sekretari Sherifi ka thënë se Nisma bashkë me partnerët e koalicionit, AKR dhe PD, është duke kontribuar në mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor me mbi 7 mijë vëzhgues dhe komisionerë.


Sherifi ka përmendur edhe disa parregullsi të këtij procesi të evidentuara nga komisionerët e këtij koalicioni, parregullsi këto që janë deponuar si raste edhe në KKZ.

“Për aq sa vëzhguesit dhe komisionerët tanë e kanë përcjellë gjendjen del se zgjedhjet janë mirë të organizuar me përjashtim të disa parregullsive siç janë ndikimi tek votuesit nga persona të paautorizuar, fotografimi i votës dhe tejkalimi i kompetencave të personave të autorizuar, por ajo që inkurajon është që organet e rendit janë duke kryer detyrën e tyre më përgjegjësi. Në disa fshatra në Skenderaj kemi disa raste që duhet theksuar, ku sipas raportimeve nga shtabet tona atje, del se votuesit janë duke u ndikuar nga një numër i madh i personave të paautorizuar, të cilët janë edhe duke ushtruar presion për të votuar PDK-në, por këto ankesa janë deponuar në organet kompetente dhe presim që këto organe gjegjëse të marrin masa të nevojshme”, ka thënë Sherifi.

Në fund të kësaj konference, sekretari Sherifi u ka bërë thirrje organeve të rendit të sigurojnë mbarëvajtje dhe proces të rregullt, dhe të intervenojnë kudo që ka parregullsi dhe shqetësime që e dëmtojnë ketë proces zgjedhor./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Kalo në kategori