Njohja e pavarësisë së Kosovës kurrë nuk e ka pasur mbështetjen unike të shoqërisë çeke, por tërheqja e kësaj njohjeje nuk mund të pritet tani, ka thënë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të parlamentit çek, Radek Vondraçek.
“Njohja e Kosovës në Çeki është përcjellë me mosmarrëveshje të ndryshme dhe kurrë nuk ka pasur mbështetje të madhe në shoqërinë çeke. Dhoma e Përfaqësuesve madje i ka bërë thirrje qeverisë që të përpiqet të gjejë një zgjidhje alternative dhe ta shihte të ardhmen përmes anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian. Parlamenti nuk i ka rekomandur qeverisë njohjen e Kosovës, por në fund ajo ka rënë në një lloj presioni dhe ndikimi nga argumente që nuk kanë qenë të sakta. Këtë e ka treguar edhe koha”, tha Vondraçek, duke iu drejtuar një seance të posaçme të Kuvendit të Serbisë.
Duke kujtuar deklaratat e presidentit çek, Millosh Zeman, i cili ka deklaruar së voni në Beograd se Republika Çeke mund ta rishqyrtojë njohjen e Kosovës, shkruan REL, Vondraçek tha se këto qëndrime mund të japin shtysë për kërkimin e zgjidhjeve të reja, por “nuk mund të pritet ndryshim rrënjësor i qëndrimit të Qeverisë Çeke sa i përket Kosovës, sepse sipas shumë ekspertëve kjo nuk është e mundur”.
Vondraçek tha se Republika Çeke e mbështet Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi siç tha ai “historia e ka bërë të qartë se stabiliteti i Evropës nuk është i mundur pa Ballkanin Perëndimor dhe stabiliteti i Ballkanit nuk është i mundur pa përfshirjen e Serbisë”.
Kosova është njohur nga Çekia në vitin 2008, kur kryeministër i këtij vendi ka qenë, Mirek Topolanek. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E thirrën jashtë lokalit dhe e qëlluan, identifikohen 2 autorët e ngjarjes në Orikum
Sorensen konfirmohet përfundimisht emisar për dialogun Kosovë-Serbi
Taravari për terapinë e pacientëve me kancer: Nuk ka mungesë të ilaçeve, këtë javë Onkologjia do të furnizohet me terapi biologjike
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës