LAJMI I FUNDIT:

Enti Shtetëror i Revizionit do të kryejë kontroll në PSP

Enti Shtetëror i Revizionit do të kryejë kontroll në PSP

Enti Shtetëror i Revizionit ka hyr në Prokurorinë Speciale Publike. Deri tek revizorët janë dërguar disa letra anonime nga prokurorët dhe stafi që ankohen për mënyrën e shpërndarjes së lëndëve, por edhe të përfitimeve që morën prokurorët. Kontrolli ishte planifikuar tashmë si pjesë e rishikimit tematik për këtë vit, që të kontrollohen të gjitha zyrat e prokurorisë, gjykatat dhe gjyqësori, kështu që nuk ka qenë problem të përfshihet edhe ky kontroll në PSP. Revizorët nuk japin detaje se çfarë konkretisht kërkojnë në Prokurorinë Publike Speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tani ne nuk mund të themi se çfarë do të shohim sepse është një përmbledhje tematike me tema të ndryshme. Auditorët tanë vendosin pas analizës fillestare. Do t’i shikojmë burimet njerëzore diku, diku pjesën financiare, diku ndarjen e lëndëve. Dhe le të shohim kapacitetet e gjyqësorit, drejtësisë, prokurorisë dhe Avokatit të Popullit”, theksoi Naser Ademi, zëvendës Revizore e Shtetit.

Revizorët këto ditë me letër do të paraqiten në PSP, si dhe në të gjitha prokuroritë e tjera, por janë të përmbajtur për atë se kush i pret atje, duke pasur parasysh që institucioni ka mbetur pa prokurorë dhe pa një shef.


“Nuk do të doja të paragjykoja tani. Ne do të paraqitemi në PSP në të njëjtën mënyrë siç ofron metodologjia jonë. Unë besoj se autoritetet kompetenten marrin masa dhe aktivitete të tilla si kjo, kur Enti Shtetëror i Revizionit është e nevojshme të kryej veprime të caktuara në vetë prokurori”, tha Cveta Ristovska ndihmës drejtore e Entit të Revizionit.

Revizorët kanë certifikata për të punuar me dokumentet të klasifikuara si sekret shtetëror, kështu që nuk do të jetë problem që ata të inspektojnë PSP-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori