Dhjetëra gazetarë marshuan të hënën në Sarajevë, duke kundërshtuar dhunën ndaj punonjësve të mediave.
Marshimi u zhvillua pasi tifozë të dyshuar të futbollit hynë në selinë e Radio Sarajevës më 27 shtator dhe e detyruan stafin të tërheqë një lajm nga ueb-faqja e tij.
Rreth 100 protestues u mblodhën fillimisht jashtë zyrave të klubit të futbollit Sarajeva dhe pastaj marshuan nëpër qytet, duke kërkuar mbrojtje më të mirë për gazetarët dhe ndëshkime më të ashpra për sulmet në media.
“Të qenët gazetar në Bosnje është shumë e vështirë dhe po bëhet më e vështirë çdo vit”, tha Faruk Vele, anëtar i bordit editorial në ueb-faqen e lajmeve radiosarajevo.ba.
Ai shtoi se institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës kanë dështuar t’i mbrojnë gazetarët nga sulmet.
Policia ndaloi dy persona në lidhje me incidentin e 27 shtatorit, përcjell rel.
Sulmuesit, të cilët u prezantuan si tifozë të futbollit, e kërcënuan stafin e ueb-faqes radiosarajevo.ba derisa ai e hoqi lajmin se një tifoz i Sarajevës është dënuar me pesë vjet burgim në Bjellorusi, për shkak të posedimit të kokainës.
Duke e përshkruar incidentin si “situatë të pengmarrjes”, Radio Sarajeva tha se redaktori, i përballur me kërcënime me vdekje, është detyruar ta heqë lajmin.
Klubi i futbollit Sarajeva e dënoi incidentin.
“Ky sulm i tërbuar në Radio Sarajevë është i papranueshëm”, tha në një postim në Twitter ambasada amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Ne e mbrojmë fuqishëm të drejtën e gazetarëve për të raportuar lajmet pa frikën e hakmarrjes. Kur gazetarët heshtin, shoqëria vuan”, tha ambasada.
Në Indeksin e Lirisë së Shtypit më 2019, të publikuar nga organizata me seli në Paris, Reporterët pa Kufij, Bosnja radhitet në pozitën 63 në mesin e 180 vendeve të botës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova