LAJMI I FUNDIT:

Aktivitete sportive dhe shërbime elitare, në plazhin më magjik të rivierës Shqiptare, në Palasë

Aktivitete sportive dhe shërbime elitare, në plazhin më magjik të rivierës Shqiptare, në Palasë

Riviera Shqiptare është padiskutim një nga zonat më mahnitëse të Shqipërisë, me bukuri të jashtëzakonshme natyrore, me ujëra të kristalta e plazhe magjepsëse, me trashëgimi të pasur kulturore e historike dhe atraksione të panumërta, të cilat ofrojnë shumë për eksplorim. Kjo zonë ofron një udhëtim mbresëlënës dhe plot surpiza për këdo që e viziton dhe jo rrallë herë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave të mirënjohura ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar editoriale dhe reportazhe te panumërta magjisë së saj.

Krahas bukurive natyrore, për këdo që zgjedh për të jetuar apo pushuar këtu, mbetet shumë e rëndësishme domosdoshmëria e të paturit një sistem të integruar shërbimesh, që përmbush më së miri nevojat e gjithësecilit.
Green Coast Resort, i cili ndodhet në plazhin e mrekullueshëm të Palasës, është rasti më i mirë që dëshmon që edhe në Shqipëri tashmë mund të ofrohet dhe garantohet standardi më i lartë i turizmit apo i jetesës njëlloj si në resortet elitare në mbarë botën.

Krahas vilave elitare, të gjitha me pamje nga deti dhe nga Llogaraja, Green Coast Resort ofron shërbime dhe argëtim pa fund. Shëtitorja buzë detit, prej 2 vitesh ka marrë jetë dhe këtë sezon turistik ofroi më shumë njësi shërbimesh në dispozicion të pushuesve dhe banorëve.

Nazar Beach, restoranti elitar në shëtitoren Green Coast, edhe këtë vit solli një eksperiencë të veçantë dhe të paharrueshme, cilësi të padiskutuar, kokteile me kombinime të veçanta dhe kulinari të shumëllojshme.

Për të gjithë të apasionuarit pas sporteve në natyrë, për herë të parë, këtë vit Green Coast në bashkëpunim me kompaninë e specializuar Sky Sports Albania, kanë mundësuar një qendër të dedikuar sportive. Me një përvojë të gjatë në ofrimin e sporteve të llojeve të ndryshme dhe me një ekip profesionistësh, Sky Sports ka sjellë në Green Coast një eksperiencë magjike, plot emocion dhe adrenalinë si askund tjetër. Pozicioni strategjik i Green Coast favorizon zhvillimin e aktiviteteve të shumta sportive, të tilla si hedhje me parashutë, çiklizëm malor, xhiro me motor, wind surf, kite surf, zhytje, volejboll etj., të cilat sezonin veror që sapo kaloie kthyen Green Coast në destinacionin e preferuar për të gjithë.

Të tjera njësi shërbimi iu shtuan shëtitores këtë vit si Bohemian Sophie Palase, Otium Restorant, Calme Beach Bar & SPA, Bamboo SPA, Sambas Beach Bar, Fast Food & Supermarket, etj.

Krahas këtyre shërbimeve, çdo pushues që ishte në kërkim të qetësisë ka mundur të shijojë momente relaksuese në qendrat Spa të hapura në Green Coast Resort.
Të gjitha këto njësi dhe të tjera që priten të shtohen sezonin e ardhshëm, plotësojnë më së miri çdo nevojë të banorëve dhe pushuesve, duke e transformuar Green Coast Resort në oazin e qetësisë, relaksit dhe argëtimit.
“Që në fazat e para të projektimit të Green Coast Resort, ne kemi synuar jo thjesht zhvillimin e një rezidence banimi, por shumë më tepër se kaq. Qëllimi ynë ka qënë ofrimi i një niveli elitar të jetesës dhe i një standardi të lartë në turizmin Shqiptar, nëpërmjet ofrimit të një varieteti të lartë shërbimesh dhe produktesh unike elitare, krijimit të kushteve për zhvillimin e sporteve dhe aktiviteteve të shumta në natyrë, si edhe implementimin e eksperiencave më të suksesshme ndërkombëtare” – shprehet Evis Çeliku, Drejtore Ekzekutive e Green Coast.

Krahas varietetit të lartë të shërbimeve të ofruara dhe mundësisë së zhvillimit të aktiviteteve të shumta sportive, Green Coast Resort i jep rëndësi të madhe promovimit të historisë dhe kulturës. Zona e Palasës mbart një histori e cila daton para Krishtit, e dokumentuar nga disa autorë dhe nga vetë Jul Cesari, i cili në të shkuarën e largët, ankoroi anijen e tij dhe zbarkoi legjionin të pushonte në Palasë, në luftën kundër Pompeit. Me qëllim promovimin e fakteve historike, Green Coast ka iniciuar dhe mundësuar bashkëpunimin me artistë të mirënjohur në fushën e artit figurativ Ardian Isufi dhe Ergys Krisiko, për krijimin e një simboli identifikues, në trajtën e një instalacioni sklupturor. Kjo vepër madhështore, me diametër prej 4 metrash, në formën e një monedhe është vendosur në shëtitoren Green Coast.
Green Coast Resort verën që sapo përfundoi, solli emocione magjike, argëtim pa fund, aktivitete sportive, evente unike, performanca artistike dhe shërbime elitare.
Green Coast mirëpret në vijimësi çdo visitor apo person që është i interesuar për njësi banimi apo argëtimi!
—-
Green Coast Resort është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të tjera si Vala Mar Residences, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR Jumbo etj.

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni www.greencoast.al ose kontaktoni në: info@balfinrealestate.al; +355 698014999.

Artikull i sponsoruar