Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, kanë mbajtur sot tubimin zgjedhor në Podujevë.
Nga aty, të pranishmëve u janë drejtuar disa kandidatë për deputetë, si dhe i nominuari për Kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka shprehur dëshirën dhe vullnetin e tij që t’i ndihmojë kësaj ane përmes qeverisjes së tij.
“Edhe kësaj here nuk kam ardhur me lypë diçka, por kam ardhë me dhanë ni krah temin për Llap. Ka shumë punë që na presin në Llap. Besniku (Tahiri) kurrë s’më ka lanë rehat, kur kemi folë për këtë anë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka folur edhe për prioritetet e qeverisjes së tij pas 6 tetorit, nëse arrin ta themelojë Qeverinë.
“Tri fokuse kemi, rritjen ekonomike së pari. E bazojmë në tri shtylla. E para ka të bëj me tatimin, e dyta logjistika dhe e treta është burokracia. Shumë letra, shumë certifikata, ato po shkaktojnë korrupsion. Arsimin duhet me bë dual, me u shërby me shembuj të shteteve perëndimore. Një delegacion nga Bavaria dhe shprehën interesin që të na ndihmojnë me arsimin dual”, ka thënë Haradinaj, i cili ka thënë se Qeveria e tij nuk është e fjalëve.
Ai ka kritikuar të nominuarin e PDK-së për Kryeministër, Kadri Veselin, i cili po premton Ligj për Legalizim. Haradinaj ka thënë se Veseli nuk po di se çfarë po flet. Kritika ka pasur edhe për LDK-në si dhe Vetëvendosjen.
“Kadri Veseli po flet nga jashtë, por për shumicën që po i thotë nuk po di çfarë thotë. Po thotë kemi me bë Ligjin për Legalizimin. Me i thënë o burrë, këqyr përmirëson ligjin najsen, me ndonjë amendament, se e kemi ligjin. LDK-ja nuk është pa merita nëse ka korrupsion e krim në shtet. Po thonë e ç’kapim shtetin, kanë qenë në bashkëqeverisje me Hashimin e Kadrinë. Ata nuk kanë munden sikur unë me Hashimin e Kadrinë”, ka thënë Haradinaj.
Në fund ai ka treguar se përse nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me partitë tjera, përveç PSD-së.
“A e dini pse s’kam ba koalicion me këto partitë tjera. S’kam dashtë me iu ndër strehë, se nuk iu besoj. Kam bërë me PSD-në se kur ke koha e Ushtrisë më mbështeten”, ka thënë Haradinaj.
Në fund ai ka kërkuar votën e llapjanëve për kandidatët e koalicionit AAK-PSD nga kjo anë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania
SHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025