LAJMI I FUNDIT:

Për një të burgosur në Maqedoni shteti ndan vetëm 950 denarë në muaj

Për një të burgosur në Maqedoni shteti ndan vetëm 950 denarë në muaj

Shteti ndan vetëm 950 denarë në muaj për një të burgosur. Ushqimi është i keq, ndërsa insektet janë të ditëpërditshme nëpër qelitë e burgjeve. Kjo është pasqyra e jetës në burg në Maqedoni, sipas monitoringut të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njerut që hulumtoi 10 burgje në vend.

Komiteti thekson se burgjet nuk kanë mjek të vazhdueshëm dhe se shumë pak po punohet në risocializimin e të burgosurve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që ne propozojë është që të kemi pajtueshmëri që me obligim ligjor Ministria e Shëndetësisë të sigurojë mbrojtje shëndetësore për personat të privuar nga liria. Sa i përket arsimit, në Entet ndëshkimore-përmirësuese ende nuk ka sistem arsimor”, thonë nga Komiteti.


Nga ky Komitet thonë se koordinimi i mangët i institucioneve lë probleme të pazgjidhura. Menaxhimi me burgjet gjithashtu nuk është në nivelin e duhur ndërsa gjatë monitoringut punonjësit janë ankuar për kushtet e punës.

“Vazhdimisht zgjidhen drejtorë të burgjeve, të cilët nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë burgu dhe me çfarë me njerëz kanë punë dhe si të punojnë me ato njerëz. Këto janë çështje që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në cilësinë e kushteve që duhet t’i kenë të burgosurit”, tha Uranija Pirovska, drejtore e Komitetit të Helsinkit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori