Ende pa filluar ndërtimi, ka provokuar debate – projektuesit prezantojnë “anijen e përmbytur në një ndërtesë” 135 metra, që pritet të jetë më e larta në Pragë
Rrokaqiejt mund të jenë të diskutueshëm për shumë arsye, pavarësisht nëse ato ndryshojnë një peizazh të qytetit të dashur ose kanë një ndikim negativ në komunitetet lokale.
Por nganjëherë ndodh që thjesht të ofendojnë ndjeshmërinë vizuale të njerëzve.
Një i tillë mund të jetë edhe Kulla 135 metra e lartë e cila pritet të bëhet ndërtesa më e lartë në Pragë, kryeqyteti i Republikës Çeke, nëse miratohet nga autoritetet e planifikimit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Projektuar nga skulptori David Černý dhe arkitekti Tomáš Císař, Top Tower do të ofrojë pamje mbi qytetin nga një pikë publike shikimi e arritshme përmes ashensorëve të jashtëm, sipas deklaratës së zhvilluesit Trigema.
Kjo ndërtesë thuhet se do të përdoret kryesisht për banesa me qira, zyra dhe një qendër kulturore në nivelet më të ulëta. Do të ketë gjithashtu një kopsht çati të arritshëm publikisht, dhe dyqane në katin e parë.
Černý është i famshëm për veprat e tij të diskutueshme përfshirë Entropën, një skulpturë e porositur për të shënuar presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian në Republikën Çeke në vitin 2009 që përshkruan secilin vend të BE-së duke përdorur një stereotip kombëtar.
Kulla që pritet të duket si një “anije e përmbytur në një ndërtesë” e propozuar e Černý do të vendoset pranë stacionit të metrosë Nové Butovice në periferi të qytetit.
Qendra historike e qytetit të Pragës është një hapësirë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe ndërtesat me lartësi të larta janë plotësisht të ndaluara në qendër të qytetit.
“Ne kemi përgatitur projektin e Top Tower për më shumë se dy vjet dhe versioni përfundimtar u parapri nga tetë propozime të tjera alternative”, ka thënë Marcel Soural, kryetar i Bordit të Trigema, përcjell Telegrafi.
“Gjatë kësaj kohe, ne kemi mbledhur dhe ende jemi duke mbledhur të dhëna nga ekspertë, autorë kombëtarë dhe lokalë, dhe natyrisht publiku vendas, përfaqësuesit e të cilit kanë qenë tashmë dhe do të vazhdojnë të marrin pjesë në një numër negociatash pjesëmarrëse”.
Nëse miratohet, ndërtimi mund të fillojë në 2021 dhe të zgjasë tre vjet, sipas Trigema ndërsa projekti do të kushtojë rreth 85 milionë dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë
Eksperimenti më i gjatë në botë mund të vazhdojë edhe për një shekull tjetër, njofton Guiness
Dashuria e burrit
Sot ishte dita më e gjatë e verës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje