LAJMI I FUNDIT:

Kostov: Nuk ka pasur sulm fizik ndaj mjekëve, e as protesta para zyrës time

Kostov: Nuk ka pasur sulm fizik ndaj mjekëve, e as protesta para zyrës time

Drejtori i spitalit “8 Shtatori” Hristijan Kostov, thotë se dje nuk ka pasur incident fizik, por konflikt verbal në mes mjekëve të Departamentit për kujdes intensiv dhe të afërmve të një pacienti, i cili mbrëmë ka ndërruar jetë.

Ai i demantoi shkrimet e disa mediumeve, në të cilat thuhej se pa pasur protesta para zyrës së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pacienti është pranuar dje në orën 14:00. Nga ana e ekipit mjekësor është zbatuar gjithë procedura e nevojshme për pacientin. Por, për shkak të gjendjes së tij të përkeqësuar, probleme në zemër, probleme kronike në veshkë, në mbrëmje rreth orës 23:00 ndërroi jetë”, informoi Kostov.


Ai shtoi se drejtori i spitalit theksoi se deri tek konflikti verbal kishte ardhur pasi familja ishte informuar për vdekjen e pacientit, me ç’rast sigurimi kishte informuar policinë.

Spitali ka kërkuar që të kryhet autopsia e trupit të vdekur ashtu siç kërkohet me ligj, por të afërmit me vetë iniciativë kanë marrë trupin e pajetë. Kostov thotë se policia dhe gjyqësori do të duhet të vendosin për autopsi eventuale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Kronika e Zezë
Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajme
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Kronika e Zezë
Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Kalo në kategori