LAJMI I FUNDIT:

Mbarsja jashtëtrupore: Kur rekomandohen qelizat e dhuruara

Mbarsja jashtëtrupore: Kur rekomandohen qelizat e dhuruara

Cili është kufiri i moshës për mbarsje jashtëtrupore dhe kur rekomandohet përdorimi i qelizave vezore të dhuruara

Gratë nuk duhet të humbin shpresën derisa i kanë funksionale vezoret pa marrë parasysh moshën, transmeton Telegrafi.

Marrëse e qelizave riprodhuese të dhuruara mund të jetë secila femër me gjendjen e ruajtur reproduktive dhe të përgjithshme shëndetësore.


Praktika tregon që femrat në parim janë të afta për lindje edhe deri në moshën 50 vjeç. Natyrisht, sa më e moshuar femra, shanset janë më të vogla për ngjizje.

Krahas pushimit të punës së vezoreve, femrat marrin qeliza të dhuruara edhe pas disa procedurave të pasuksesshme të mbarsjes jashtëtrupore, gjë që është sinjal që cilësia e vezoreve nuk është e mirë, ndërkaq rasti i tretë kur femra ka predispozita për ndonjë sëmundje gjenetike.

Kushtet për mbarsje jashtëtrupore

– Partnerët, qoftë të jenë të martuar apo jo, të cilët, edhe krahas shërimit të aplikuar, nuk kanë arritur të kenë pasardhës.

– Partnerët të cilët nga bashkësia ekzistuese nuk kanë fëmijë. Partnerët në bashkësitë e mëparshme martesore/jashtëmartesore mund të kenë fëmijë. Femrat patjetër duhet të kenë funksionin e ruajtur të vezoreve.

– Femrat me indeksin normal të masës trupore, i cili është më i vogël se 30.

– Meshkujt me të gjitha format e zvogëlimit të fertilitetit, bashkë me ekzistimin e spermatozoideve të gjalla dhe morfologjikisht spermatozoidë të rregulltë në ejakulat. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori