Njeriu mund të zgjedhë çfarë të bëjë, por jo çfarë të dëshirojë. Nëse investimi i shoqërisë sonë në ndrydhjen tonë seksuale është humbje apo shpërblim, kjo është një çështje që kërkon një diskutim tjetër (Arthur Schopenhauer)
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Dashuria e vërtetë është ushqim, që e forcon shpirtin. Dashuria e zakonshme është ajo publike që ushqen egon për martesë, është për riprodhim. Bëhu shërbëtor i dashurisë së vërtetë dhe kjo do të thotë të bëhesh i vërtetë, të bëhesh tjetër në dashuri.
Mos u bëj me maskë nga ndjenja e detyrës, sepse atëherë do të zhduket e gjithë bukuria dhe gëzimi. Kujdes nuk bën, ti e di se çfarë do të bësh. Kjo gjithnjë do të jetë një e vërtetë e madhe. Dashuria e pavërtetë gjithnjë të sjell zhgënjime, kurse dashuria e vërtetë sjell shëndet. Prandaj bëhu shërbëtor i dashurisë.
Unë nuk them të bëhesh shërbëtor i atij që dashuron, jo aspak. Unë po them bëhu shërbëtor, përulu idesë së pastër të duash/dashurinë pa obligime, mundohu ta transferosh obligimin në kënaqësi dhe dashuri, atëherë dashuria arrin majat më të larta.
Në çastin kur njeriu bëhet i lidhur, atëherë fillon të bëhet barrë, obligim. Dashuria transformohet në nevojë, dashuria dalëngadalë zbehet. Dashuria pa obligime shfaq shumë përkujdesje, ajo është gjithnjë e merakosur.
Dashuria e vërtetë: vërehet, duket, është e vëmendshme, por brenda saj nuk ka përkujdesje. Nëse ti e dashuron me të vërtetë njeriun, ti do të jesh i vëmendshëm ndaj kërkesave të tij të vërteta, por nuk do të shfaqesh përkujdesje ndaj fantazive të tij idiote dhe të marra.
Dashuria është eksperimenti më i madh në jetë, dashuria është art. Ata që jetojnë pa eksperimentuar energjinë e dashurisë, ata kurrë nuk do të marrin vesh se çfarë është jeta. Ata do të mbeten vetëm sipërfaqe për pa u futur në thellësinë e brendisë.
Po e përsëris, gjëja që duhet bërë është të bëhet dallimi i qartë ta duash dikë dhe të duhesh nga dikush, mes epshit dhe dashurisë. Epshi është pasion i verbër. Dashuria është aroma e jetës, e zemrës, e shpirtit. Të duash është fluturimi i vetëdijes suaj drejt sferave më të larta, përtej kufijve të vetëdijes, të mendjes, të trupit.
Kryesorja është të kuptoni, ta doni dashurinë si diçka që vjen nga brenda nga shpirti, që del jashtë kufijve të trupit, si të njohësh te vetja diçka më tepër. Me fjalë të tjera, si të dalësh, të ngrihesh më lart te vetëdija më e madhe, vetëdija nuk ka kufij. Sa më shumë që bëheni të vetëdijshëm, aq më shumë do ta kuptoni, para jush do të shfaqet kënaqësia e shpirtit.
Dashuria është rezultat anësor i rritjes së vetëdijes, kjo është aroma e jetës. Mos kërkoni atë në rrënjët, sepse rrënjët jeni ju, vetëdija është lulëzimi juaj, në aromën e lules. Në këtë rast ju jeni aq i mbushur nga gëzimi, jeni aq i mbushur nga lumturia, saqë çdo ind i qelizës suaj hapet në ekstazë. Nëse tash ajo është e përsosur, ajo ekziston, ajo është e përkryer, nëse nuk është e përkryer ajo nuk ekziston, përsosmëria dhe dashuria është e pamundur t’i ndash.
Me dashtë-dashuria është diçka e përjetshme, ajo është përjetimi i jetës, kënaqësia e shpirtit por aspak i njerëzve të pandërgjegjshëm, me të cilët është e mbushur bota. Vetëm pak njerëz e kanë njohur se çfarë është dashuria e vërtetë dhe pikërisht këta njerëz janë më të shkathëtit, më të ndriturit, janë majat më të larta të ndërgjegjes njerëzore.
Nëse doni me të vërtetë ta shijoni dashurinë, aktivizoni pesë shqisat tuaja dhe dorëzojuni dashurisë. Nëse doni të rrisni lule në kopshtin tuaj, harroni lulet por kujdesuni për rrënjët, ujiteni atë, plehërojeni atë, kujdesuni që të ketë sa më shumë diell dhe ujë të mjaftueshëm.
Nëse do të kujdeseni për të gjitha, pas pak kohe do të shfaqet lulja me aromën e vet. Çdo lule e ka unin e vet, të veçantën e vet, me aromën e vet. Dashuria është si lulja, por ama më parë bëju vetvetja, më parë njihe veten, dashuria do të vijë si shpërblim. Ajo do të hipnotizojë me aromën e vet, ky është shpërblim përtej kufijve.
Të duash është ndjenjë e veçantë, të jep krahë, të drejton se si duhet të jesh i informuar me diçka, përtej egos tënde. Dashuria të jep mësime, se si të futesh në harmoni me dikë, i cili nuk ka qenë kurrë pjesë e unit tënd. Nëse mund të jesh në harmoni me një femër, nëse mund të jesh në harmoni me mikun, nëse mund të jesh në harmoni me fëmijët, me prindërit, atëherë pse nuk mund të jesh në harmoni me të gjitha qeniet njerëzore.
Nëse harmonia me një njeri të vetëm të sjell në harmoni me të gjitha qeniet njerëzore, nëse mund të jesh në harmoni me të gjitha qeniet njerëzore, atëherë pse nuk mund të jesh në harmoni edhe me kafshët, shpezët.
Fjala dashuri, të duash, është diçka më shumë, sepse ata që e njohin dashurinë, do ta njohin edhe veten, por edhe Zotin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A