Tërmeti më i rëndë në Shqipëri (i matur) ka qenë në vitin 1851 me epiqendër në bregdet të Vlorës. Arkitekti Artan Shkreli shënon në një postim se ai goditi më 12 tetor, rreth orës 7:00 të mëngjesit, me një magnitudë prej 6.6 shkallës Rihter dhe intensitet të tmerrshëm prej 11 të Merkalit (ku maksimumi është 12).
“Qyteti mesjetar u rrafshua thuajse krejtësisht, duke mos lënë gjurmë të tij, me përjashtim të xhamisë së fortë Muradie. Kështjella e dëmtuar më parë me mina nga venedikasit, por kryesisht ‘torrazzo’ e lartë e saj u shembën keq. Qindra të vdekur, u pasuan nga një braktisje masive e qytetarëve të vjetër. Numri i viktimave do kishte qenë katastrofik nëse nuk do kish pasur lëkundje të forta disa orë përpara, që në 2:00 të mëngjesit, gjë që kish detyruar njerëzit ta kalonin natën jashtë”, shkruan Shkreli në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, u bënë dëme të jashtëzakonshme edhe në Berat, i cili humbi thuajse të gjithë strukturat me kulla guri që trashëgonte nga Mesjeta, por rezistuan strukturat e lehta të stilit osman.
Ky tërmet që u lajmërua edhe nga mediat evropiane, u ndje fort në Greqinë Veriore dhe Italinë e Jugut. Gravura e postuar, ksilografi e ngjyrosur me dorë, është botuar menjëherë pas ngjarjes në gazetën gjermane “Illustrierte Zeitung”, ndërsa origjinali është pjesë e një koleksion privat në Pragë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'