Disa nga hotelierët e Ohrit sot kanë filluar të heqin platformat e paligjshme pranë liqenit me iniciativën e tyre. Të tjerët i hiqnin tarracat e verës që ndodheshin përskaj bregut të qytetit. Të gjithë kanë afat deri në 26 shtator, që ta bëjnë vetë, nëse jo, komuna do të duhet t’i rrënojë vetë, megjithëse për këtë qëllim ka vetëm 25,000 euro për këtë vit. Prandaj, faturat do t’ua dorëzojnë pronarëve të objekteve që do të rrënohen.
“Pas prishjes së secilit objekt individualisht, kompania e përzgjedhur për heqjen e ndërtesave pa leje do t’i paraqesë një listë të shpenzimeve komunës për punën e bërë. Pastaj, komuna me procesverbal, koston e prishjes do tua faturojë pronarëve – njoftojnë nga Komuna e Ohrit.
Kryetari i shoqatës së hotelierëve të Ohrit, Mihail Mishev, për Alsat tha se heqja e platformave dhe tarracave nuk do të ndikonte vetëm në punën e tyre, por edhe në turizmin në qytet.
“Ne mendojmë se vendimi për rrënim, është i nxituar dhe jo shumë i shqyrtuar. As pasojat e mundshme të kësaj situate nuk u morën në konsideratë – thonë nga Shoqata e hotelierëve të Ohrit.
Përndryshe, këshilltari dhe kryetari i BDI-së në Ohër, Nefi Useini, e anuloi një protestë që e kishte planifikuar nesër përpara komunës. Ai planifikonte të protestonte pikërisht kundër aksionit për prishjen e objekteve të paligjshme. Ai përmes telefonit, për Alsat tha se protesta ishte anuluar për shkak se është arritur një marrëveshje. Por nuk dëshironte të specifikonte me kë ishte arritur dhe çfarë marrëveshje ishte ajo./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova