Kur Angela Merkel doli nё pult, emocionet nё sallё sёrish janё zbehur. Xhaketё e kaltёr nё sfond tё kaltёr. Me seriozitet ajo e ka kuptuar shpёrthimin e indinjatёs, dёshmitare e sё cilёs u bё edhe kancelarja nё ato momente.
“Ne e kemi dёgjuar alarmin e zgjimit nga tё rinjtё”, e nis fjalimin Merkel duke lexuar manuskriptin qё ka pёpara.
Ajo nuk e pёrmend me emёr Greta Thunberg.
E si rrjedhojё zёdhёnёsi i qeverisё, Steffen Seibert me nxitim publikoi njё fotografi nё Twitter, qё tregon kancelaren me vajzёn e re suedeze.
“Ne kemi vetёm njё Tokё”, thotё Merkel duke pohuar sёrish qëndrimin e saj pro Marrёveshjes sё Parisit pёr Klimёn.
Vendet e industrializuara janё shkaktarёt kryesorё tё ngrohjes sё Tokёs, vendet nё zhvillim nё tё kundёrt janё ata qё mbajnё nё kurriz pasojat. Gjermania e sheh pёrgjegjёsinё e saj nё nivel kombёtar dhe ndёrkombёtar. Mjetet pёr mbrojtjen mbarёbotёrore tё klimёs nё raport me vitin 2014 janё shtuar nga dy nё katёr miliardё Euro.
Nё Gjermani jeton rreth njё pёrqind e popullsisё botёrore – e megjithatё kuota mbarёbotёrore e emetimeve tё dioksidit tё karbonit CO2 ёshtё dy pёrqind, llogarit Merkel.
“Pra nёse tё gjithё do tё vepronin si Gjermania, emisionet do tё dyfishoheshin. Ndaj qeveria gjermane do tё veprojё energjekisht pёr ta frenuar kёtё proces”, premtoi kancelarja – duke paraqitur pikat kyҁe tё paketёs pёr klimёn, qё sapo e prezantoi qeveria nё Berlin.
Thunberg: “Si mundet ta bёnit kёtё?”
Krejt ndryshe ishte atmosfera nё sallё kur aktivistja suedeze e klimёs Greta Thunberg – duke qëndruar e ulur, por shumё mё energjike se Merkel qё referoi duke qëndruar nё kёmbё – iu drejtua politikanёve tё mbledhur nё sallё.
Ajo i akuzoi ata pёr dёshtim tё rёndё nё mbrojtjen e klimёs.
“Njerёzit vuajnё. Njerёzit vdesin. Ne ndodhemi nё fillim tё njё asgjёsimi masiv, dhe e gjitha pёr çfarё ju mund tё mendoni janё paratё dhe pёrrallat pёr rritjen e pёrhershme ekonomike”, bёri thirrje Thunberg me lot nё sy.
Shumё shpejt fjalimi i saj pёrshkallёzoi nё njё indinjatё akuzuese.
“Si mundёt ju tё rrёmbeni ёndrrat dhe fёmijёrinё time me fjalёt boshe?”, pyeti Thunberg.
Qysh nё fjalёt e para kishte kёrcёnim: “Mesazhi im ёshtё: Ne ju vёzhgojmё juve. Nёse na lini nё baltё, ne nuk do t’ua harrojmё kurrё”.
Sekretari i Pёrgjithshёm tё OKB-sё António Guterres nё fjalёn e tij tё hapjes tёrhoqi vёmendjen, se duhet nxituar, koha nuk pret, ashtu sikurse thekson suedezja dhe lёvizja e iniciuar prej saj Fridays-for-Future.
“Ky nuk ёshtё samit i fjalimeve pёr klimёn. Ne kemi folur mjaft. Me natyrёn nuk negociohet. Ky ёshtё samiti i veprave”, tha Guterres.
Ai u dha tё drejtё aktivistёve tё rinj tё klimёs, kur ata kёrkojnё “veprim tё menjёhershёm”. Brezi mё i moshuar deri tani ka dёshtuar nё mbrojtjen e klimёs.
950 termocentrale tё reja vetёm nё Afrikё
Si pjesё e njё kthese globale nuk duhet vazhduar tё mbёshteten mё “me miliarda para nga taksat” sektorёt e energjive fosile, tha sekretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё.
Nё mbarё botёn duhet tё hiqet dorё nga ndёrtimi i termocentraleve.
Por sipas ministrit gjerman tё Mjedisit, Gerd Müller, ndёrkohё vetёm nё Afrikё janё planifikuar ose janё nё ndёrtim e sipёr 950 termocentrale tё reja.
Edhe presidenti i SHBA-sё, Donald Trump papritur u shfaq nё samit nё Nju Jork – megjithatё vetёm pёr pak minuta.
Trump u ul nё plenum, dёgjoi disa sekuenca tё fjalimit tё kryeministrit tё Indisё, Narendra Modi, duartrokiti dhe u largua.
Presidenti i SHBA-sё ka shprehur vazhdimisht dyshime ndaj ndryshimit tё klimёs tё shkaktuar prej njeriut.
Mё 2017 ai shpalli daljen e vendit tё tij nga Marrёveshja e Parisit pёr Klimёn tё vendosur nё vitin 2015. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq konfirmon se do të shkojë në Moskë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian