LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të mungojë spektakli në “Mizahir Isma” ndërmjet Prishtinës dhe Rahovecit

Nuk do të mungojë spektakli në “Mizahir Isma” ndërmjet Prishtinës dhe Rahovecit
(Foto: basketbolli.com)

Edicioni i ri në basketbollin e Kosovës fillon me dy ndeshjet e Superkupës. Prishtina-Bashkimi te femrat dhe Sigal Prishtina-Rahoveci te meshkujt.

Ndeshjet zhvillohen në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, që është organizatore së bashku me Federatën e Basketbollit të Kosovës.


Prishtina dhe Rahoveci ishin ndeshur edicionin e kaluar edhe në finale të “Play-off”-it dhe Kupës, ku përballjet ishin shumë interesante. Tifozët pritet të mbushin palestrën për të parë një spektakël të basketbollit, që është edhe nisja e edicionit të ri, ku pritet të jetë shumë interesant, sidomos me rikthimin e Pejës.

Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Kapiteni i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha thotë se Superkupa është mënyra më e mirë për të nisur edicionin e ri. “Deri më tani jemi përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, kurse tani jemi fokusuar për sfidën e Superkupës. Besoj se do të jetë një spektakël i basketbollit, pasi palestra do të jetë e mbushur me tifozë dhe më i miri të fitoj në fund. Sigurisht ne, pas titullit dhe Kupës, duam edhe trofeun e Superkupës, por me rëndësi është që të jetë një ndeshje e bukur për tifozët dhe të nisë edicioni i ri i basketbollit në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka deklaruar Berisha për faqen e FBK-së.

Kapiteni i Rahovecit, Rron Grapci, pret një ndeshje të bukur për tifozët. “Ne jemi përgatitur për të dhënë maksimumin në fushë. Shpresoj se do të jetë një spektakël për tifozët. Përparësia për ne është se do të kemi ndihmën e tifozëve, derisa mendoj se, Prishtina nuk është e fortë si e vitin e kaluar. Sidoqoftë, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për të dy palët dhe besoj që do të zhvillohet një ndeshje dramatike dhe skuadra që e meriton të fitoj në fund”, ka thënë Grapci për faqen e FBK-së.

Ndeshja e meshkujve fillon nga ora 20:30, derisa biletat kanë dalë në shitje dhe kushtojnë 3 euro për dy takimet e ditës së martë.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori