LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet për brendinë e kërdhokullave. Dëshironi të keni këmbë të forta dhe të bukura?

Ushtrimet për brendinë e kërdhokullave. Dëshironi të keni këmbë të forta dhe të bukura?

Ushtrimet të cilat po jua sjellim ofrojnë pikërisht rezultate të tilla!

Në video janë demonstruar gjashtë ushtrime për forcim të anës së brendshme të kërdhokullave dhe humbje të shtresave yndyrore, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, ky ushtrim do të ndikojë edhe në dukjen e gjithë pjesës së sipërme të këmbës, por gjithashtu me ndihmën e tyre do t’i tendosni edhe vithet.

Gjatë kohës së ekzekutimit të këtyre ushtrimeve, kushtoni kujdes kualitetit, jo kuantitetit.

Kujdes me frymëmarrjen e drejtë, gjë që në fund është më me rëndësi se numri i përsëritjeve të ushtrimeve.

/Telegrafi/