LAJMI I FUNDIT:

Ndryshim temperaturash, java fillon me shi

Ndryshim temperaturash, java fillon me shi

Java në vijim me shi. Temperaturat rriten rreth vlerave mesatare.

Nga Atlantiku fusha të presionit të ulët po depërtojnë mbi Mesdhe, e ditëve të ardhshme edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin kushte për reshje shiu, me mundësi edhe për bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive.


Në aspektin termik, temperaturat do të luhaten rreth vlerave mesatare. Temperaturat minimale që ditëve të shkuara zbritën shumë pranë 0C, e vende-vende pati edhe brymë, do të shënojnë rritje.

23.09 – Nga mëngjesi vranësirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje kohëpaskohe me reshje shiu.
24.09 – Kryesisht me vranësira. Kohëpaskohe priten reshje shiu, e orëve të pasdites vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë.
25.09-26.09 – Ditën e mërkurë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e enjte, paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e pasdite priten reshje lokale shiu me bubullimë.
27.09 – Vranësira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 10C dhe 13C, e maksimalet nga 19C deri në 23C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-5m/s.

Deri nga mesi i javës shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e më pas pritet të shënojë rritje.