Procesi i verifikimit apo siç njihet ndryshe me termin “vetting”, po shihet si i domosdoshëm për sistemin e drejtësisë në Kosovë. Përfaqësuesit e sistemit gjyqësor të Kosovës konsiderojnë se ky proces mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionimit më të mirë të gjykatave, por edhe të prokurorive.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, tha se vetting-u është një proces që vazhdimisht duhet të ndodh në sistemin e drejtësisë.
“Në përgjithësi konsideroj se verifikimi i të kaluarës në vazhdimësi është i nevojshëm për të gjithë, do të thotë edhe për sistemin gjyqësor, po edhe për të gjithë bartësit e institucioneve. Mirëpo, në konceptin e përgjithshëm, vetting-u ndoshta nuk është masë që mund të zgjidh problemin njëherë e përgjithmonë, nëse verifikimi i të kaluarës nuk përcillet me mekanizëm përcjellës, do të thotë verifikim i vazhdueshëm”, tha Peci.
Kosova në vitin 2010, sipas Pecit, ka kaluar në proces të pastrimit apo të vetting-ut për zyrtarët në sistemin e drejtësisë, por ai proces, sipas tij, nuk ishte treguar i suksesshëm, pasi që nuk janë instaluar mekanizmat përcjellës të punës së gjyqtarëve.
“Unë konsideroj se në bazë të legjislacionit në fuqi, ne jemi të obliguar në vazhdimësi të përcjellim integritetin personal dhe profesional të gjyqtarëve. Një nga praktikat edhe në Shqipëri që ka ndodhur, nuk ka ngritur efikasitet, por përkundrazi. Kurse frika tjetër është se nëse vetting-u lidhet me politikë për verifikimin e të kaluarës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, atëherë ajo do të ishe e dëmshme për sistemin”, tha Peci.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se vetting-u në sistemin e drejtësisë është shumë i rëndësishëm. Sipas këtij Instituti, ky proces duhet të ndodh sa më parë dhe të bëhet nga mekanizma të pavarur.
Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se procesi i verifikimit do të duhej të përfshinte në detaje Policinë, Prokurorinë dhe Gjyqësorin.
“Sistemi i drejtësisë është i kapur dhe zgjidhja e vetme është që të kemi një vetting të thellë i cili do të përfshinte Policinë, Prokurorinë dhe Gjyqësorin, por ky vetting nuk duhet të bëhet në asnjë formë nga ekzekutivi, por nga Kuvendi i Kosovës me një konsensus të gjerë të të gjitha partive politike”, tha Musliu.
Musliu tha se pa një proces të tillë nuk mund të ketë sukses në sistemin e drejtësisë, përkatësisht pa pastrimin, siç thotë ai, të sistemit nga individëve që janë pa integritet e të cilët mund të jenë pjesë e politikës dhe grupeve të interesit.
“Absolutisht nuk besoj se ka ndonjë zgjidhje tjetër për t’i dhënë përgjigje të duhur kapjes së sistemit të drejtësisë”, tha ai.
Sistemi i dreqësisë në Kosovë, në vazhdimësi është kritikuar për mosefikasitet dhe mosofrimin e shërbimeve me kohë për qytetarët që të kenë besim në ketë mekanizëm.
Institucionet e Kosovës, sidomos mekanizmat e drejtësisë, për vite me radhë fillimisht nga UNMIK-u e më pas nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX janë ndihmuar për procese të caktuara e sidomos në forcimin e zbatimit të ligjit./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci: Hetuesi policor është rikthyer në detyrë, nuk ka marr pjesë një asnjë tubim elektoral
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, detaje nga plagosja: Në kërkim 26-vjeçari
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025