LAJMI I FUNDIT:

Prishtina dorëzohet pas vazhdimeve përballë Legias, eliminohet nga Liga e Kampionëve

Prishtina dorëzohet pas vazhdimeve përballë Legias, eliminohet nga Liga e Kampionëve

Sigal Prishtina nuk ka arritur të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, pasi pësoi humbje sërish ndaj Legia Varshavës, por pas kohës shtesë. 

Koha e rregullt përfundoi me epërsi të Prishtinës, 67-69, megjithatë kjo nuk mjaftoi për klubin nga kryeqyteti, pasi Legia Varshava kishte fituar në Prishtinë me dy pikë epërsi dhe ky rezultat çoi ndeshjen në vazhdime.


Vendasit ishin më të mirë në çerekun e parë që e fituan me rezultat 24-20, kurse Prishtina u kundërpërgjigj në dy çerekët e radhës duke i fituar 18-19 dhe 8-20.

E në çerekun e katërt vendasit ishin më efikas duke e fituar me 17-10.

Se të dyja ekipet e donin kualifikimin tregon fakti se u deshën dy herë nga pesë minuta për ta mësuar fituesin.

Në vazhdimin e parë të dyja ekipet shënuan nga shtatë pikë, me rezultatin që ishte 74-76.

Kurse pas vazhdimit të dytë Legia Varshava e fitoi përballjen me rezultat 85-83, derisa rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte 166 – 162.

Me këtë fitore klubi polak u kualifikua në raundin e dytë eliminator në Ligën e Kampionëve.

Më i miri te Prishtina ishte Divine Myles me 26 pikë, dhe u ndihmua nga Mikaile Tmusiq që shënoi 17 pikë, kurse Dardan Berisha pati tre pikë më pak.

Kurse te Legia Varshava më i miri në parket ishte Drew Brandon me 20 pikë.

Prishtina tani do të vazhdojë garat në fazën e grupeve në FIBA Europe Cup, garë që ka marrë pjesë në katër vitet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori