LAJMI I FUNDIT:

Gorillat krijojnë lidhje ngjashëm me njerëzit, kanë familje të zgjeruar dhe miq

Gorillat krijojnë lidhje ngjashëm me njerëzit, kanë familje të zgjeruar dhe miq

Gorillat krijojnë lidhje sociale në mënyrë të ngjashme me njerëzit, duke përfshirë familjen e zgjeruar dhe miqësitë e vjetra, ka treguar një studim i ri

Një analizë e re e të dhënave e grumbulluar duke vëzhguar kontaktet sociale të qindra gorillave gjatë disa viteve ka treguar që ato krijesa janë shoqërisht shumë më komplekse se sa është menduar deri tani, transmeton Telegrafi.


Një grup i ekspertëve ka hulumtuar shpeshtësinë dhe gjatësinë e çdo interaksioni ndërmjet atyre kafshëve kur janë tubuar në sipërfaqe të hapura dhe atje kanë konsumuar bimë ujore.

Kanë zbuluar që gorillat, pos familjes së ngushtë, krijojnë lidhje edhe me “familjen e zgjeruar” e cila mesatarisht përbëhej nga 13 individë.

Ka pasur edhe grupe më të gjera, ndërkaq mesatarisht janë përbërë nga 39 gorilla, në të cilat janë shoqëruar kafshët, ndonëse nuk kanë pasur lidhje familjare.

“Analogjia me popullatat e hershme njerëzore ishin fiset apo madje edhe banimet e vogla”, ka thënë Robin Morrison, antropologe biologjike në Universitetin e Cambridge, e cila ka udhëhequr studimin.

Bashkë me këtë shkencëtarët posedojnë të dhëna mbi shtresat e gjera shoqërore, ngjashëm me tubimet vjetore të njerëzve në festivale, kur dhjetëra gorilla gjenden në një vend në mënyrë që atje të hanë pemë.

Shtresimet e tilla shoqërore çuditërisht të ngjashme me ato njerëzore, theksojnë autorët në revistën Proceedings of the Royal Society B. Disa lloje të tjera kafshësh tregojnë shkathtësi të ngjashme shoqërore, si p.sh. babunët, balenat dhe elefantët.

“Hulumtimi ynë edhe një dëshmi që ato kafshë të rrezikuara janë jashtëzakonisht të sofistikuara dhe inteligjente dhe që ne njerëzit mbase edhe nuk jeni ashtu të veçantë siç mendojmë”, ka thënë Morrison. /Telegrafi/