Ish-prokurori Special, Elez Blakaj përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar siç ka thënë ai disa paqartësi lidhur me faktin se emri i tij është përmendur në kontekste të ndryshme gjatë kësaj fushate zgjedhore.
Emri i Blakajt ka qenë shumë i lakuar nga partitë politike gjatë kësaj fushate zgjedhore, bile ka pasur edhe kërkesa që ai të kthehet në Kosovë, e madje edhe se do ta bëjnë kryeprokuror.
” Lidhur me pozitën e Kryeprokurorit, të gjithë e dimë se ka kritere, rregulla dhe procedura të veçanta (sepse është pushtet i ndarë) dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund ta caktoj dike në këtë pozitë sepse nuk është pjesë e ekzekutivit. Andaj nëse dikush tjetër e ka kuptuar ndryshe dhe mendon se është e mundur, e ka plotësisht gabim. Ashtu qe sekserët mos të lodhen dhe as mos të fiksohen se nuk kanë nevojë të harxhojnë energji për ndonjë arsyetim, se Leken aty e kanë… Ashtu që nëse, do këtë vullnet për Veting (herët apo vonë) dhe do aplikohet parimi i Meritokracisë jam i sigurt se zgjedhje do kishte mjaftë për çdo pozitë!”, ka shkruar Blakaj.
Ai ka shtuar se nuk ka pasur dhe nuk ka synime që të përfshihet në politikë, pasi që si përfaqësues i drejtësisë asnjëherë nuk mund të jesh i pavarur dhe i paanshëm në sy të qytetarit.
Postimi i plotë:
Përshendetje miq,
Kohë fushate e çfarë nuk dëgjon njeriu!
Fatmirësisht që edhe në Kosovën tonë të dashur secili ka të drejtë ta shprehë mendimin e vet, pavarsishtë për çka dhe në çfarë cilësie flet, por në të njejtën kohë përmes atij mendimi na tregon edhe çfarë përfaqëson!
Në Kosovë kemi një realitet te quditshëm! Po ti degjojsh partite politike kur flasin per rend dhe ligj dhe kunder kurrupsionit, të mbushet mendja se qytetari i ka fajet, sepse partit politike për vetvetën secila mbetët e pastër, madje e citojnë vetevetën edhe si shëmbull!!! Krejt çfarë duhët bërë partitë politike sot për drejtësinë, është që të mos vazhdojnë ta bëjnë të njejtën gjë siç e kanë bërë deri me sot dhe te tregojnë vullnet politikë për pastrim (VETING) nga ekspert te pavarur ndërkombetarë, në mënyrë qe ata/ato i cili nuk e kalojnë vetingun të mos thirren në PERSEKUTIM!
Për të ardhur keq për personat e “pavarur” të cilët po transformohën e riciklohën për përfitime të ulta në këtë kohë, e aq më shumë kur flasin për “Drejtësi”, edhe pse askush më mirë se ata nuk e din të vërtetën! Personat e tillë ta kujtojnë atë garuesin i cili noton në drejtim të rrjedhës se ujit dhe i gëzohet faktin se arriti ta kryej garen i pari, plotësishtë i vetdijshëm se gara DUHET të zhvillohët në anën e kundërt të rrjedhës se ujit!
Në drejtësi, “nuk mund te vish tek e drejta në mënyrë të pa drejtë”, e këtë duhet ta ketë parasysh secili që thirret, përfaqëson dhe zbaton drejtësinë. Në anën tjetër Meritokracia në Kosovë është standard i lartë – fatkeqsishtë, e thëm këtë sepse personat “jokompetent” në Kosovë, jashtë vendit po konsiderohen të vlefshëm dhe investim i gatshem për treg- E TMERRSHME!!!
Në asnje mënyrë nuk dua të bëhëm pjesë e fushatës parazgjedhore, mirëpo e ndjej obligim per të sqaruar disa paqartësi lidhur me pyetjet dhe kërkesat e shumta nga ana e gazetarve te ndryshem ditëve të fundit, lidhur me faktin se emri im është përmendur gjatë kësaj fushate në kontekste të ndryshme, nga pozita e kryeprokurorit e madje deri ne atë nivel “se paskam kryer vepër penale” sepse paskam dhënë dorëheqje përderisa detyrën jam zotuar ta kryej nën betim!
– Kjo e fundit aq sa është tragjike është edhe qesharake …. por me sportivitet po i përgjigjëm kësaj pyetje: Kur ti kryni dorëheqjet tjera nën betim mirësevini edhe tek unë…!
– Lidhur me pozitën e Kryeprokurorit, të gjithë e dim se ka kritere, rregulla dhe procedura të veçanta (sepse është pushtet i ndarë) dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund ta caktoj dike në këtë pozitë sepse nuk është pjesë e ekzekutivit. Andaj nese dikush tjetër e ka kuptuar ndryshe dhe mendon se është e mundur, e ka plotesishtë gabim. Ashtu qe sekseret mos të lodhen dhe as mos të friksohën se nuk kanë nevojë të harxhojnë enërgji për ndonje arsyetim, se Leken aty e kanë… Ashtu që nese, do këtë vullnet për Veting (heret apo vonë) dhe do aplikohet parimi i Meritokracisë jam i sigurtë se zgjedhje do kishte mjaftë për çdo pozitë!
– Po ashtu jam i vetdijshëm se shumë kush ka pritur që do ta bëjë levizje në drejtim të politikës, mirëpo e konfirmoj se nuk kam pasur dhe nuk kam synime të tilla, sepse si përfaqësues i drejtësisë ASNJEHERE NUK MUND TE JESH I PAVARUR DHE I PAANSHËM NE SY TË QYTETARIT, pavarsishtë pjekurisë profesionale. Poashtu, e konfirmoj se cdo veprim i ndermarrë, NGA KUSHDO QOFTË, i cili do ti shërbej drejtësisë dhe përmirsimit të saj do jem i gatshëm ta përkrahë, sepse kjo ma kujton edhe një thënje te Dr. Prof. Esat Stavilecit i cili thoshte “Më shumë e përkrahi politikën e cila i ka rrënjët në drejtësi se sa drejtësinë e cila i ka rrënjët në politkë”!
– Ndersa lidhur me kthimin tim “e di që shumë kush e mirëpret e gëzohet”, jam deklaruar më heret për këtë çeshtje!
Në përfundim, përveq miqve dhe qytetarve te shumtë, dua ti përshendes hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët të cilet në vazhdimsi po me shkruajnë dhe po interesohën, e për këtë ju falenderojë dhe u jam mirënjohës! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit