LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Rangers, Fernando Ricksen ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeçare pas një sëmundje të rëndë

Legjenda e  Rangers, Fernando Ricksen ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeçare pas një sëmundje të rëndë

Fernando Ricksen, mesfushori holandez, legjendë e Rangers  ka humbur luftën gjashtë vjeçare me sëmundjen e rëndë të quajtur MND.

Ka qenë klubi i Rangers, që e ka publikuar lajmin për vdekjen Ricksen të mërkurën.


“Rangers janë thellë të mërzitur për lajmin që po e japim, ku ish lojtar ynë Fernando Ricksen ka ndërruar jetë pas luftës me sëmundjen e neuroneve (prek trurin dhe nervat”, thuhet deklaratën e Rangers.

Më herët këtë vit, Ricksen e ka festuar ditëlindjen e 43-të, me familjen e tij që e kishin zbukuruar dhomën e tij në spital me banera dhe balona .

Gruaja e tij Veronika, kishte shpërndarë një video në Instagram duke tregua festën e kësaj dite speciale.

Në qershor, Ricksen u kthye për herë të fundit në stadium ku u përshëndet nga mijëra fansa të klubit.

Ai luaji për gjashtë vite te Rangers, pasi u bashkua në vitin 2000 nga AZ Alkmaar.

Ricksen ka luajtur edhe për Zenit dhe Fortuna Sittard në fillet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori