Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot tryezë lidhur me mungesën e shërbimeve të gjinekologut në disa prej komunave të Kosovës.
Sipas njoftimit për media në këtë tryezë pjesë e së cilës ishin kandidatë për deputetë nga subjektet politike, përfaqësues të autoriteteve lokale si dhe të shoqërisë civile u konfirmua që mungesa e shërbimeve gjinekologjike në disa komuna, është problem serioz i cili kërkon zgjidhje sa më të shpejtë.
Adelina Hasani nga KDI, ka prezantuar të dhënat nga tereni lidhur më mungesën e shërbimeve të gjinekologut në disa prej komunave , të cilat kanë dalur si rezultat i takimeve me komunitetin në nivel lokal.
“Mungesa e këtyre shërbimeve ka shkaktuar që shumë raste të përfundojnë me fatalitet. Shumë gra janë detyruar që të bëjnë lindje në rrugë si pasojë e distancës së madhe deri tek qendra për të marrë shërbime të gjinekologut”, u shpreh ajo.
Hasani ka përmendur se në mungesë të këtyre shërbimeve në Qendrat e Mjekësisë Familjare gratë, detyrohen që kontrollet t’i bëjnë në klinika private. Ajo ka theksuar se në komunën e Kamenicës dhe Dragashit, kjo situatë paraqitet si më e rëndë.
Agim Çaka, kandidat për deputetët nga koalicioni NISMA-AKR- PD, u shpreh se mungesa e gjinekologut në Kaçanik paraqet problem të madh dhe është e domosdoshme që të ketë gjinekolog.
“ Këtu kemi të bëjmë në minimum me dy jetë, është një çështje mjaftë serioze që duhet të merremi. Aty ku paraqiten problemet ligjore duhet të intervenohet dhe të zgjidhet ky problem”, theksoi ai .
Arben Vitia, kandidat për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se deri më tani nuk është punuar në stimulimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare që të ofrojnë shërbime bazike gjinekologjike.
Ai ka thënë se shumë gjinekolog refuzojnë të punojnë në nivelin lokal, dhe synojnë QKUK-në, pasi mundësia për ngritje të karrierës është më e madhe. Ai përmendi nevojën për qartësimin e sistemit të referimit për përditësimin e legjislacionit.
Kurse Besa Baftiu, kandidate për deputete nga koalicioni AAK/PSD, theksoi se ato QKMF, kanë maternitet ligjërisht mund të kenë gjinekologun dhe pediatrin, por sipas saj një gjë e tillë nuk është bërë në shumicën e komunave.
“Në Kamenicë ka pasur përpjekjeje që ky problem të zgjidhet, por që në dy tri raste konkurset kanë dështuar, për shkak se nuk ka pasur gjinekolog që kanë aplikuar”, u shpreh Baftiu.
Iliri Kurtishi kandidat për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se QKMF-të, së paku duhet të kenë gjinekolog dhe pediatër. Ai ka thënë se komunat duhet të investojnë në specializimin e gjinekologut, ku më pas ata të jenë të detyruar që të punojnë në QKMF-të përkatëse.
Ndërsa, Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili po ashtu garon në listën për deputetë, tha se zgjidhja e këtij problemi mund të bëhet me duke filluar nga aspekti i politikë bërjes, planifikimi i resurseve humane në gjinekologji duke marrë shembull edhe nga shtetet e rajonit, krijimi i ekipeve mobile.
Në njoftim thuhet se pjesë e këtij diskutimi ishin edhe pjesëmarrës nga shoqëria civile dhe zyrtarë komunal, ku ata folën për problemet që po shkakton mungesa e shërbimeve të gjinekologut.
Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve lokale në Kosovë”, projekt ky që mbështet nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
A po i rehabiliton shteti të dënuarit për tensionet në veri?
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës