Mjedisi i parashikueshëm legjislativ dhe rregullativ, funksionalizimi i ekonomisë së tregut, trajtimi i barabartë i të gjitha bizneseve si dhe luftimi i ekonomisë joformale duhet të jenë prioritetet kyçe të qeverisë së re. Këto konkluzione u nxorën nga tryeza e sotme e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, ku bizneset patën mundësi të prezantojnë rekomandimet e tyre për qeverinë e re.
Gjatë tryezës, u diskutuan edhe shqetësimet lidhur me vendimet e kaluara të marra pa koordinim paraprak me komunitetit e biznesit, të cilat kanë ndikuar në çrregullim të operacioneve të bizneseve.
Avni Krasniqi, kryesues i Komitetit të Tregtisë dhe Doganave në Odën Amerikane si dhe përfaqësues i kompanisë Delfin LTD, përmendi se kushtetuta e vendit parasheh për një ekonomi të tregut të lirë, duke theksuar se institucionet duhet që rrjedhimisht të angazhohen për përmbushjen e këtyre dispozitave kushtetuese dhe të përmbahen nga vendimet e njëanshme dhe ndryshimet ligjore që cenojnë tregtinë e lirë. Si shembull për këtë u morr, projektligji i tregtisë i propozuar nga Ministria e Tregtisë në mandatin e fundit qeverisës, i cili parashihte dispozita rënduese në sektorin e tregtisë.
Hakif Gashi, zëvendëspresident i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, si dhe përfaqësues i kompanisë Meridian Corporation, u shpreh se tregtia në efekt ndërlidh të gjithë sektorët, duke përfshirë edhe prodhimin dhe shërbimet, prandaj duhet vlerësuar rëndësia e saj në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Ai tha më tej, se Qeveria e re, duhet të marrë në konsideratë rekomandimet e Odës Amerikane, si dhe të organizatave të tjera të sektorit privat, meqë do të ndihmojnë në ruajtjen e një mjedisi të shëndoshë të të bërit biznes.
Përparim Tushaj, përfaqësues i Japan Tobacco International, foli për nevojën e parashikueshmërisë në operime të industrive përkatëse, duke theksuar se vendimet e atypëratyshme cenojnë planifikimin e bizneseve dhe vështirësojnë operimin e tyre. Ai tha se Kosova megjithatë ka pasur një mjedis më të mirë të të bërit biznes krahasuar me vendet e tjera fqinje dhe kjo duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Tushaj e konsideroi si të nevojshme që Kosova të nisë me atë që njihet si Vlerësim i Ndikimit Rregullativ, i cili për shembull zbatohet në Shqipëri, e i cili merr në konsideratë ndikimin që politikat e caktuara mund të kenë në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Bizneset e tjera të pranishme shprehën po ashtu shqetësimet e tyre lidhur me tentimet e politikës për ndërhyrje edhe në ekonominë e tregut, por edhe në operimet e bizneseve private, duke theksuar si të nevojshme mes tjerash edhe përdorimin më efikas të parasë publike, si dhe luftimin e korrupsionit dhe informalitetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Fito iPhone 15 duke shikuar Prishtina Open 2024
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'