LAJMI I FUNDIT:

KFOS promovon publikimin “Njohja e Kosovës bashkëkohore”

KFOS promovon publikimin “Njohja e Kosovës bashkëkohore”

Evropa është duke kaluar një periudhë të trazirave dhe ndryshimeve, në të cilën konstantet politike, siç është premtimi i Selanikut për integrimin e tërësishëm të Ballkanit Perëndimor në BE, janë duke u vënë në pikëpyetje në vazhdimësi.

Në këtë periudhë fluksi dhe përplot pasiguri, projekti i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur “Ndërtimi i njohurive për Kosovën” vazhdon punën e vet produktive duke e zgjëruar rrjetin e hulumtuesve të rinj dhe ata me përvojë të cilët merren me çështjet aktuale në Kosovë.

Si përgjigje ndaj sfidave që ballafaqojnë Kosovën dhe vendet tjera, KFOS organizon promovimin e publikimeve dhe panel diskutimin “Njohja e Kosovës bashkëkohore” që do të mbahet sot në Prishtinë.


Me këtë rast, projekti “Ndërtimi i njohurive për Kosovën” do të prezantojë dy botime kyçe të gjeneratës së dytë të hulumtuesve:

Librin përmbledhës ‘Përcaktuesit vendorë dhe ndërkombëtarë të shtetësisë së Kosovës) të redaktuar nga Ioannis Armakolas, Agon Demjaha, Arlda Elbasani dhe Stephanie Schwandner-Sievers, që paraqet një hyrje të mprehtë në disa nga dimenzionet më sfiduese lokale dhe ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës, dhe prezenton hulumtime dhe analiza origjinale nga ekspertë nga gjithdanej Europa – prej Spanjës deri tek Romania, nga Maqedonia e deri tek Shqipëria.

Dhe broshurën “Opinione mbi sfidat politike të Kosovës”, e redaktuar nga Lura Limani dhe Ioannis Armakolas, dhe e cila përmban një përmbledhje të disa prej kolumneve dhe analizave të shkurta të shkruara nga hulumtuesit (gjenerata e dytë) dhe të botuara nga medie europiane me influencë të gjërë.

Këto dy botime do të diskutohen nga një panel ekspertësh që përbëhet nga redaktorët dhe autorët e librit.

Moderuar nga Ioannis Armakolas, bashkë-redaktor i botimit dhe profesor asistent në Universitetin e Maqedonisë në Selanik, paneli do të përfshijë: Agon Demjahën, bashkë-redaktor i librit dhe profesor i asociuar në Universitetin Shtetëror të Tettovës; Pol Vila Sarria, asistent projekti pranë Trans European Policy Studies Association (TEPSA) në Bruksel; dhe Zoran Nechev, udhëheqës i Qendrës për Integrime në BE pranë Institutit për Demokraci ‘Societas Civilis’ në Shkup.

Komentuese e librit: Miruna Troncota, ligjëruese, hulumtuese dhe drejtore e Qendrës për Studime Europiane pranë Universitetit Kombëtar për Shkenca Politike dhe Administratë Publike (SNSPA), Rumani.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori