Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi ka pritur në një takim drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, me të cilin kanë biseduar për rëndësinë e sistemit të sigurimeve në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për avancimin e mëtejmë të këtij sistemi në vend.
Me këtë rast, sekretari Halimi është shprehur i gatshëm për të rritur bashkëpunimin me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, me qëllim të avancimit të mëtejmë të këtij sistemi dhe arritjes së rezultateve tjera, po ashtu të ndërlidhura dhe tejet të rëndësishme në prodhimtarinë bujqësore në Kosovë.
“Ministria e Bujqësisë në vazhdimësi do të jetë në përkrahje të sektorit të bujqësisë, duke shikuar format më të mira për të mbrojtur punën dhe të ardhurat e fermerëve në njërën anë, por edhe standardin e jetës së tyre të ndikuar nga humbjet eventuale të prodhimit ose cilësisë, në anën tjetër”, tha sekretari Halimi.
Në anën tjetër, Mazreku ka thënë se kjo komponentë është esenciale në rritjen e biznesit bujqësorë dhe me lansimin e sistemit të sigurimeve në bujqësi është krijuar fillimisht një mjedis i përshtatshëm ligjor.
“Sigurimi i produkteve dhe mjeteve bujqësore janë një segment shumë i rëndësishëm për ta zhvilluar dhe avancuar, si sektorin e bujqësisë edhe më tej dhe për ta bërë atë më konkurrues, si dhe për ta forcuar mjedisin e përshtatshëm e për t’i rritur aftësitë teknike në mënyrë që të ndihmohet sa më tepër që është e mundur në zbutjen e rreziqeve që kërcënojnë këtë sektor”, ka thënë Mazreku.
Ndryshe, në fillim të këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë lansuar sistemin e sigurimeve bujqësore në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova