LAJMI I FUNDIT:

Ngritet kallëzim penal kundër personi i cili sulmoi personelin e spitalit në Shkup

Ngritet kallëzim penal kundër personi i cili sulmoi personelin e spitalit në Shkup

Policia ka paraqitur kallëzime penale kundër 31-vjeçarit S.M. nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “sulmim ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së veprimtarive të sigurisë”.

Më 12.09.2019 rreth orës 02:45 në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit” në Shkup, i dyshuari me dy persona të tjerë kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, duke sulmuar fizikisht një roje të sigurimit në spital dhe dy policë që ndërhynë në vendin e ngjarjes./Telegrafi/