Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se nesër në mesditë do të organizohet një protestë para ndërtesës se Kuvendit Komunal të Kamenicës, për të kundërshtuar mbylljen e shkollave në Kamenicë.
SBAShK nëpërmjet një reagimi thotë se kanë pritur dialog e mirëkuptim, ndërsa, kryetari i komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati do të ndjej unitetin e SBASHK-ut.
“Kjo fillon që nga nesër kur në Kamenicë do të niset me veprime sindikale, pra me protesta duke filluar nga ora 12: 30 minuta para ndërtesës se Kuvendit Komunal të Kamenicës. Pjesë e kësaj proteste në do të jetë edhe kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini me stafin qendror dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe stafi nga qendra. U përball me kundërshtime nga prindërit, mësimdhënësit e nxënësit gjatë gjithë verës. Iu bë me dije publikisht qëndrimi i SBASHK-ut kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë, por Qëndron Kastrati i trimëruar nga heshtja e MASHT-it, që është e nënkuptueshme sepse Shyqiri Bytyqi kurrë nuk ishte ministër e aq më pak tani kur aderoi në partinë e Qëndronit, i trimëruar edhe nga shkrimet në stilin e tregimeve humoristike të Behxhet Shalës në emër të KMLDNJ-së, që merr thua në mua dhe tani më nxjerr si njeriun e dytë në botë, pas Trampit, vazhdon të sillet Qëndroni në stilin e sulltanit dhe krijon lista për tepricat teknologjike, nuk ua jep tekstet shkollore nxënësve, tekste këto të botuara nga buxheti i shtetit, kërcënon me suspendime nga puna dhe krekoset se kryetarët tjerë në komunat e Kosovës nuk paskanë guxuar të bëjnë mbyllje shkollash e përjashtime masive nga puna të punëtorëve të arsimit, që kanë vite të tëra përvojë në arsim. Qëndroni mundohet edhe të krijojë situata të dhunës e përplasjeve mes mësimdhënësve duke iu ofruar gënjeshtra se do t’i sistemojë disa nëse e përkrahin e do t’i ndëshkojë të padëgjueshmit”, thuhet në reagim.
SBASHK thotë se ka pritur dialog dhe mirëkuptim për zgjidhjen e drejtë të gjendjes tepër të rëndë.
“Zhvilluam takime me Qëndronin, e ngritem çështjen edhe në MASHT duke kërkuar qëndrimin e tyre si institucioni më i lartë i arsimit dhe themelues i institucioneve arsimore, vizituam edhe shkollat e dënuara me mbyllje nga Qëndroni, kërkuam nga anëtarësia maturi. Kërkuam nga prindërit angazhim, që çështja të zgjidhet si duhet dhe që me dialog të arrihet marrëveshje që Kastrati ta tërheq vendimin, bile për këtë vit, dhe çështja në ngritet pas krijimit të institucioneve qendrore pas votës së lirë më 6 tetor dhe le të veprohet njëjtë nën tërë Kosovën, por me një Strategji të peshuar mirë. Kastrati mbështetur nga shkrimtari i dobët i tregimeve humoristike e satirike Behxhet Shala dhe nga heshtja e MASHT-it po ndjehet fitues, por e ka gabim. Pritja e SBASHK-ut ka kufi dhe tani Kastrati do të përballet me veprimet unike të sindikatës sonë sepse punëtorët e arsimit në Kamenicë j anë pjesë e SBASHK-ut e SBASHK është pjesë e përkrahur fuqishëm e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës më 11 milionë anëtarë dhe e Inernacionales Botërore të Arsimit më 31 milionë anëtarë.
E Shpend Ahmeti le të mos pranojë edhe në të ardhmen takimin me ne se kërkuam këtë tani e dy javë. E Shyqiri Bytyqi dhe të vazhdojë me heshtjen apo më përkrahjen e mbylljes së shkollave dhe me dënimin që fëmijët të udhëtojnë me dhjetëra kilometra në ditë për të plotësuar egon e sëmurë të Qëndronit, që tani e ka në parti. Le të heshtin edhe liderët në fushatën e nisuar herët zgjedhore, por SBASHK-u nuk do të hesht”, thuhet në reagim.
SBASHK thotë se nuk do të hesht, “sepse në Kamenicë nuk po respektohen ligjet as institucionet qendrore e as zëri i prindërve, nxënësve e mësuesve, po fermani i Kastratit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit