LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë shfrytëzuar ftohtësinë jashtë atmosferës së Tokës si formë të energjisë

Shkencëtarët kanë shfrytëzuar ftohtësinë jashtë atmosferës së Tokës si formë të energjisë

Këto ditë ka një theks më të madh se kurrë në kërkimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Kjo për shkak se burimet tona natyrore janë të kufizuara dhe eventualisht, ne do të harxhojmë format tradicionale të energjisë.

Për këtë arsye, shumë kompani po kthehen në përdorimin e formave diellore, të erës dhe hidrocentraleve të energjisë së ripërtrishme.


Sidoqoftë, përveç atyre, çfarë tjetër mund të përdoret?

Rezulton se ftohtësia e hapësirës së jashtme mund të veprojë si një formë e energjisë së ripërtërishme, gjithashtu.

Në fakt, në një letër të botuar të enjten, shkencëtarët në unviersitetin UCLA treguan se në të vërtetë kanë arritur të shfrytëzojnë të ftohtin e hapësirës jashtëtokësore, duke përdorur vetëm një pajisje 30 dollarëshe, ku ata arritën të tërheqin fuqi të mjaftueshme për të fuqizuar një llambë LED.

Ndërsa kjo formë e energjisë është shumë larg nga të qenit në gjendje të fuqizoj qytete, shtëpitë ose hapësirat e serverëve, eksperimenti tregon potencialin e saj.

Pajisja në fjalë bazohet në një gjenerator termoelektrik që mund të gjenerojë energji elektrike nga ndryshimi i temperaturës nga një “anë e nxehtë” dhe një “anë e ftohtë”, ku njëra anë është drejtuar në tokë dhe tjetra është e drejtuar drejt qiellit.

Ky nuk është një zbulim i ri dhe njihet si ftohje rrezatuese, por sipas një prej studiuesve, Aaswath Raman, “ky është sinqerisht një eksperiment që një student i shkollës së mesme mund të bënte, dhe me siguri do ta bëjë në një moment të së ardhmes. Thjeshtësia është ajo që e bën atë bindëse.” /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Kështu duket kampionati botëror i mjeshtrave të Microsoft Excel

Kështu duket kampionati botëror i mjeshtrave të Microsoft Excel

Teknologji
Google sjell një veçori thelbësore për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve

Google sjell një veçori thelbësore për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Xperia Flex, telefoni i parë i palueshëm nga Sony shfaqet si koncept (Video)

Xperia Flex, telefoni i parë i palueshëm nga Sony shfaqet si koncept (Video)

Kalo në kategori