LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat shumë të larta: Për herë të parë në histori Japonia teston sistemin ftohës që prodhon borë artificiale

Temperaturat shumë të larta: Për herë të parë në histori Japonia teston sistemin ftohës që prodhon borë artificiale

Temperaturat ishin 25 gradë celsius, por dëbora filloi të binte në kryeqytetin japonez, Tokio…

Nuk ishte moti i çuditshëm, por risia e fundit që u testua nga organizatorët e Lojërave Olimpike të vitit 2020, me shpresën për të mbajtur spektatorët të freskët dhe të rehatshëm kur Lojërat zhvillohen verën e ardhshme.


Për testuar nëse mund të ulë nivelet e nxehtësisë dhe lagështisë, u hodhën mbi njerëz me podium rreth 300 kilogramë borë artificiale.

Shkaktarë u bënë temperaturat e larta gjatë verës së kaluar nga ku vdiqën 65 persona.

Ky sistem u testua gjatë një gare me kanoe por prova e parë nuk pati sukses.

Shpërndarja e dëborës artificiale në atmosferë nuk mundi të ulë temperaturat ndaj japonezët janë duke punuar sërish që ta përfundojnë deri në prag të lojërave olimpike.

Tokio rregullisht mban temperaturat prej 35C dhe 80% lagështi në korrik, duke shkaktuar shqetësime se spektatorët mund të pësojnë goditje të nxehtit.

Ndërkaq nëse do të ketë sukses kjo mënyrë e freskimit, përveç uljes së temperaturave ajo do të krijojë një spektakël të vërtetë duke e mbuluar fushën me një shtresë të bardhë./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori