LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Taksa 100% hiqet kur marrëveshja gjithëpërfshirëse përfshin njohjen e Kosovës nga Serbia

Berisha: Taksa 100% hiqet kur marrëveshja gjithëpërfshirëse përfshin njohjen e Kosovës nga Serbia

Kandidati i AAK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se programi i kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj dhe i partisë së tij, pamundëson që në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohen çështjet e brendshme të Kosovës, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Këto deklarime, zëvendësministri i Jashtëm në largim, Anton Berisha i ka dhënë mbrëmë në Debatin Zgjedhor për Dialogun, në RTK.


“Qëndrimi i Kryeministrit Haradinaj dhe qëndrimi në programin tonë të Aleancës është se nuk diskutohet për çështjen e rregullimit të shtetësisë së Kosovës, dhe nuk i vëmë në tavolinë në Bruksel, siç ka ndodhur në periudhën e kaluar, temat e brendshme të Kosovës. Me Serbinë vazhdojmë si raport, në raport me paqen në rajon dhe kjo është e tëra”, ka thënë kandidati i AAK-së për deputet.

Tutje, anëtari i kryesisë së AAK-së, duke folur për taksen 100% ndaj Serbisë dhe kërkesën që ajo të hiqet, ka thënë se një gjë e tillë duhet të ndodhë kur të ka garanci se marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe SHBA-të, parasheh njohjen e shtetit të Kosovës.
“Kryeministri Haradinaj asnjëherë nuk e ka përjashtuar pezullimin ose largimin e taksës, por me garancione në një format i cili definohet. Në një proces që formulohet në kuadër të dialogut që marrim garancione që marrëveshja gjithëpërfshirëse parasheh njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Berisha në “Debat” në televizionin publik.

Sipas tij, shteti i Kosovës nuk mund të lejojë që tregu ekonomik t’i jepet një shteti fqinj i cili punon kundër shtetësisë sonë.

“Ne hymë në një proces dialogu pa kushte, dhe Serbia nuk mund të vejë parakushte për dialog”, ka thënë Anton Berisha.

Në trend

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kalo në kategori