LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i politikanëve tanë pas përballjes së Kosovës me Anglinë

Reagimi i politikanëve tanë pas përballjes së Kosovës me Anglinë

Politikanët tanë kanë reaguar nëpër llogaritë e tyre në rrjetet sociale pas ndeshjes që Kosova e humbi 5-3 ndaj Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Pas ndeshjes së Përfaqësueses tonë kundër asaj të ‘Tre Luanëve’, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Këta jeni ju, luftëtarë të lindur. Ju, që fëmijërinë e jetuar në kohë të pakohë, e shndërruat në histori për vendin! Faleminderit për emocionet e dhuruara sot dhe gjithmonë. Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona!”, ka shkruar në fund Kryeministri në detyrë.


Për përballjen e ‘Dardanëve’ ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, duke thënë se edhe më të mirët humbin.

“Edhe më të mirët humbin ndonjëherë. Djemtë tanë luajtën shumë mirë dhe asnjëherë nuk u dorëzuan. Në humbje dhe fitore, përherë jemi në përkrahje të tyre! HTH”, ka shkruar Presidenti i Kosovës.

Edhe Kadri Veseli ka reaguar në lidhje me paraqitjen e Kosovës, duke e vlerësuar lartë paraqitjen e djelmoshave tanë.

“Duartrokitje të forta për djemtë e Kosovës dhe gjithmonë në përkrahje të Kombëtares sonë!”, ka shkruar në ‘Facebook’ kryetari i PDK-së.

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj po ashtu ka reaguar për ndeshjen e Kosovës ndaj Anglisë, derisa tha se e mbrojtën flamurin me dinjitet.

“Gjithmonë me ty Kosovë si në humbje, si në fitore. Faleminderit djema që nuk u dorëzuat për asnjë moment përballë një kundershtari të fortë siç është Anglia. E mbrojtët me plot dinjitet flamurin e Kosovës. Kokën lart. Pavarësisht rezultatit, i bindur në kualifikimin në Europian. Përpara KOSOVË!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Pas kësaj humbje që është e para për Kosovën, kalojmë në pozitën e tretë me tetë pikë, ndërsa Anglia ka 12 pikë.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Kalo në kategori