LAJMI I FUNDIT:

Në kërkim të biznesmenit turk – jahti i tij luksoz braktiset në Shëngjin, asnjë gjurmë nga milioneri

Në kërkim të biznesmenit turk – jahti i tij luksoz braktiset në Shëngjin, asnjë gjurmë nga milioneri

Në bregun e Shëngjinit u spikat një jaht luksoz me një vlerë prej 2 milionë eurosh. Qenë disa peshkatarë ata që vunë re mjetin e braktisur, 13 metra të gjatë, i cili gjendej i ankoruar 12 milje larg portit të Shëngjinit, me motorë të ndezur dhe flamuj të Turqisë.

Pas njoftimit të rojeve bregdetare, brenda jahtit u gjet pasaporta e biznesmenit të njohur turk, 31-vjeçarit Sevgin Yavuz.

Mësohet se ky i fundit u nis për pushime në Adriatik, ndërkohë që ende nuk ka një shpjegim të ndalesës së tij në Shëngjin dhe të zhdukjes së pronarit apo personave të tjerë që mendohet se kanë qenë në bord me të.


Nga burime të ndryshme bëhet me dijeni se jahti luksoz ishte nisur nga porti i Tivarit, në Malin e Zi.

Autoritet përkatëse kanë nisur hetimet për të gjetur biznesmenin turk, shoqëruesit e tij dhe arsyen e braktisjes së mjetit lundrues. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori