LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur nga përleshja me thika në Lipjan, dyshohet se konflikti ndodhi ndërmjet dajës dhe nipave të tij

Një i vdekur nga përleshja me thika në Lipjan, dyshohet se konflikti ndodhi ndërmjet dajës dhe nipave të tij
Foto: ILUSTRIM

Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë.

Ky është bilanci i një përleshje, edhe me thika, në Lipjan.


Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, përkatësisht zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmet.

Ajo kishte thënë të shtunën se “Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rrahje në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’, në Lipjan”.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një arme të ftohtë (thike), gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

Përleshje me thika në Lipjan, vdes një person
Lexo po ashtu Përleshje me thika në Lipjan, vdes një person

Sipas saj, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por që njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë, Ahmeti ka theksuar se hetuesit policor janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat, kjo përleshje ka ndodhur mes familjarëve, ku njëri prej tyre ka vdekur.

Prokurori Ilaz Beqiri për Indeksonline ka thënë se lidhur me këtë rast janë ndaluar dy persona.

“Prokuroria ka qenë në vend të ngjarjes dhe ka ndaluar dy persona deri tani lidhur me rastin. Po ashtu, kemi lëshuar urdhëresë për autopsinë e trupit të ndjerit”, ka thënë Beqiri.

Ai ka shtuar se dyshimet e para për përleshjen është se ka ndodhur për motive pronësore, përkatësisht mes familjarëve dajë e nipa.

Beqiri ka shtuar tutje se ata kanë qenë komshinj dhe se vetëm një muri i ka ndarë.

Ndryshe, për motive të tilla pronësore, para dy dite, në Prishtinë, dy persona kanë vdekur, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori