LAJMI I FUNDIT:

Incidenti me të vrarë në Lagjen e Spitalit, Gjykata merr vendimin – tregon se gjithçka filloi për “kockat e betonit”

Incidenti me të vrarë në Lagjen e Spitalit, Gjykata merr vendimin – tregon se gjithçka filloi për “kockat e betonit”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre të pandehurve, për përfshirje në përleshjen me armë zjarri në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Sipas njoftimit, përcjell Telegrafi, të pandehurve N.M, M.M dhe F.R iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.


Ndryshe, si pasojë e konfliktit në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 në Prishtinë, plagëve nuk i kanë mbijetuar dy persona ndërsa dy tjerë janë duke u trajtuar në QKUK.

Njoftimi i plotë:

Është caktuar masa e paraburgimit kundër tre të pandehurve

Prishtinë, 07 shtator2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.M., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173 par 1 pika 1.5 lidhur me nenin 28 të KPK-së dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPK-së, të pandehurit M.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 par. 1 të KPRK-së dhe kundër të pandehurit F.R. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” me të ndjerin M.R nga neni 173 par. 1 pika 1.5 lidhur me nenin 31të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurve N.M, M.M dhe F.R iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret ndaj nenit 187 par.1 nën par.1.1, 1.2, 1.2.1. të KPPK-së, po ashtu janë përmbushur kriteret nga neni 187 par. 1 nën par. 1.2.2. të KPPK-së si dhe nga neni 187 par. 1 nën par. 1.1 dhe 1.2.3. të KPPK-së për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre të pandehurve.

Ekziston dyshimi i bazuar se pas një kontesti pronësor që kishin në mes veti dy familjet, me datë 05.09.2019, rreth orës 15:40, në kryqëzimin e rrugës rr. “Muharrem Fejza” dhe “Jakov Xoxa” në Prishtinë, i pandehuri F.R dhe tani i ndjeri M.R, kishin larguar kockat e betonit nga shkallët e lokalit, të cilët i kishin vendosur të pandehurit N.M. dhe tani i ndjeri B.M dhe në ato momente kishte filluar sharja dhe përleshja fizike në mes tyre dhe në përleshje e sipër, të pandehurit M.R dhe N.M, nxjerrin revolet, shtinë disa herë me revole në drejtim të njëri tjetrit, duke i shkaktuar plagë të rënda njëri tjetrit dhe nga të shtënat e të ndjerit B.M, pëson lëndime të rënda trupore tani i dëmtuari G.R, i cili në ato çaste ishte kalimtar i rastit si dhe i pandehuri F.R, ndërsa nga të shtënat e tani të ndjerit M.R, plagoset në këmbën e majtë i pandehuri N.M. Të plagosurit pastaj dërgohen për trajtim mjekësor në QKUK-ë dhe tani të ndjerit B.M e M.Rnga plagët e marra vdesin në QKUK-ë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori