LAJMI I FUNDIT:

Digjet një pjesë e fabrikës së Grave të Krushës

Digjet një pjesë e fabrikës së Grave të Krushës

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se është djegur një pjesë e hapësirave të Kooperativës Bujqësore “Krusha”.

Latifi ka thënë se ka dëgjuar me keqardhje lajmin për incidentin në Korporatën “Krusha” e cila udhëhiqet nga gratë e Krushës.


“Me të dëgjuar lajmin, bashkëpunëtorët e mi dhe ekipi i zjarrfikësve vizituan vendin e ngjarjes dhe u njoftuan nga afër mbi dëmet, që janë të mëdha.

Unë si Kryetar i Komunës dhe institucionet lokale, i sigurojmë përfaqësuesit e Kooperativës dhe punëtorët, se pas vlerësimit të dëmeve, do t’i qëndrojmë afër me të gjitha kapacitetet dhe do t’i dalim në krah Kooperativës, me qëllim që të lehtësojmë kthimin sa më të shpejtë të punës në këtë kompani të rëndësishme si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit”, ka shkruar Latifi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se Kooperativa “Krusha”, falë punës frymëzuese e të palodhshme të grave fermere, sot ka fituar respektin e të gjithëve.

Latifi ka thënë se shpreson se do të kapërcehet sa më shpejtë kjo situatë./Telegrafi/

Më poshtë fotografitë e publikuar nga kryetari Latifi:

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori