LAJMI I FUNDIT:

Shokohet opinioni meksikan, më shumë se dymijë eshtra njerëzish gjenden në afërsi të kompleksit luksoz banesor

Shokohet opinioni meksikan, më shumë se dymijë eshtra njerëzish gjenden në afërsi të kompleksit luksoz banesor

Më shumë se dymijë eshtra njerëzish, shumica prej të cilëve janë të fëmijëve, janë gjetur në një deponi jo larg një kompleksi luksoz banesor  të njohur si La Primavera në Kuliyakan të Meksikës.

Eshtrat i ka gjetur një burrë derisa po shëtiste dhe menjëherë i publikoi imazhet në Facebook, duke menduar se bëhej fjalë për eshtra të breshkave, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, kur miqtë e tij ua dërguan fotografinë mjekëve, mësoi të vërtetën e errët: eshtrat janë të njerëzve, dhe se shumica i përkasin fëmijëve, duke alarmuar kështu autoritet lokale që janë vënë në kërkim të eshtrave tjera që dyshohet se janë groposur jo larg atyre ku janë gjetur.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipet emergjente kanë mbledhur më shumë se dymijë eshtra të cilat supozohet se i përkasin 150 personave shumica prej tyre fëmijë.

Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe ekipet e forenzikës, që kanë gjetur edhe eshtra të gishtave të këmbës të shpërndarë nëpër zonën e gjelbëruar. E shumica e eshtrave ishin futur në thasë, kurse qentë endacak i kishin nxjerr disa duke i shpërndarë nëpër tokë.

E një nënë që është pjesë e ekipit emergjent beson se ata janë vrarë dhe se fakti që eshtrat e gishtave janë gjetur më larg, dëshmon se ata janë torturuar. Megjithatë ende nuk dihet se kush i ka vrarë, por dyshohet se ka lidhje me qërim hesapesh mes narko-kartelëve që prej vitesh po terrorizojnë atë zonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori