LAJMI I FUNDIT:

Sean Paul bëhet baba për herë të dytë

Sean Paul bëhet baba për herë të dytë

Sean Paul është bërë baba për herë të dytë, pasi zbuloi se gruaja e tij, Jodi Stewart lindi një vajzë në fund të gushtit.

Reperi 46-vjeçar tashmë ka djalin dyvjeçar të quajtur, Levi Blaze ndërsa tani ka zbuluar se familjes së tyre i është shtuar edhe një fëmijë dhe vajzën e parë e kanë pagëzuar me emin Remi Leigh.


Në një foto familjare të ëmbël të publikuar në llogarinë personale në Instagram gjersa konfirmoi lajmin, Sean shkroi “RRR !!! Remi Leigh. Mirë se vjen bija ime”.

https://www.instagram.com/p/B19EBkBBfRS/

Kujtojmë se këngëtari, emri i plotë i të cilit është Sean Paul Francis Henriques, kishte njoftuar në muajin shkurt se së shpejti do të shtohen me një anëtar në familje.

Sean u martua me bashkëshortin e tanishme në maj të vitit 2012 gjersa para martesës kishte konfirmuar se do të bëhet baba për herë të parë.

Ndryshe, Paul është duke punuar në video projekte të reja muzikore dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/