LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Në Shqipëri, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe reshje shiu të izoluara në formën e rrebesheve në mesditë.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet.


Valëzimi i forcës 4-5 me lartësi vale 0.5–1.5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 15/27°C
Zonat e ulëta 18/33°C
Zonat bregdetare 22/29°C