Perry Ellis International Inc. në partneritet me të licencuarin e vet EMPORIUM LLC me bazë në Kosovë, njofton opinionin e gjerë për zgjerimin e brendeve premium të trashëgimisë Amerikane Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingwear, dhe Perry Ellis AMERICA në tregun e Evropës Lindore , duke hyrë në këtë treg fillimisht me dyqanin e parë në Kosovë dhe për të vazhduar zgjerimin në gjithë rajonin.
Brendi Amerikan i modës Perry Ellis® u ngrit nga Perry Ellis, i cili ishte një dizajner i freskët, me mendim progresiv , që nuk zhytej në të zakonshmen. Karakteri i tij nuk ka ndryshuar që nga koleksioni i parë Amerikan i dizajnerit, nga viti 1976. Sot, Perry Ellis është një brend botëror i stilit të jetesës që vazhdon të ndryshojë industrinë përmes veshjeve, mbathjeve, aromave dhe aksesorëve që janë të përshtatshme në punë, përditshmëri dhe për të luajtur e argëtuar.
Duke ndërtuar në trashëgiminë e brendit me një pamje të re dhe të freskët, Perry Ellis debutoi me koleksionin e arkivit të viteve 90-ta të veshjeve rrugore, Perry Ellis AMERICA®, me një seri të koleksioneve sezonale të kapsulave nga nën-grupi legjendar amerikan. Secila kapsulë është një përzierje e interpretimeve të rishikuara dhe të përditësuara e të dizajneve origjinale që kanë në shënjestër konsumatorët e moshave 16 – 24 vjeqare.
Në vitin 1955 Munsingwear® me bazë në Minneapolis – një kompani për furnizime ushtarake dhe të brendshme – ishte e para që prezantoi në Amerikë një bluzë legjendare të golfit – një Original Penguin®. I njohur për veshjet unike, me humor dhe të orientuara në detaje, Original Penguin ofron një gamë të plotë të veshjeve, aksesorëve dhe aromave për meshkuj dhe fëmijë.
“Zgjerimi ynë ndërkombëtar është një iniciativë kyçe për zhvillimin e strategjisë sonë të biznesit. Ne jemi të fokusuar të globalizojmë këto brende të forta të Amerikës së Veriut. Shpërndarja në tregjet e reja në zhvillim brenda Evropës Lindore, siç është Kosova, na mundëson prezantimin e brendeve legjendare Amerikane për shitësit me pakicë dhe vet konsumatorët,” thotë z. Oscar Feldenkreis, CEO dhe president.
Dyqanet në Kosovë janë planifikuar të hapen më 9 shtator 2019, për futjen në tregun e Ballkanit të këtyre brendeve premium Amerikane . Brendet i shërbejnë nevojave të audiencave të ndryshme , duke lejuar kështu një ofertë të gjithanshme të produkteve, duke filluar nga pamjet rastësore deri tek ato më zyrtare.
Brendi Perry Ellis është moda më e përparuar, duke kombinuar produktin që është i gatshëm në e për të gjitha rastet. Perry Ellis America ofron produkte me rrënjë në vitete 90’ta, për klientë më të rinj, përderisa An Original Penguin nga Munsingwear ofron një përzgjedhje prej klasikeve të mesit të shekullit te kaluar me një gërshetim shumë modern me frymëzim nga e vjetra dhe rastësorja, për segmentin e klientëve që e përcjellin modën, per ata që kanë shijen më të mirë dhe të rafinuar.
Ky zgjerim i brendeve premium të trashëgimisë Amerikane do të mbështetet nga një program i gjerë i marketingut që synon të prezantojë në tregun Kosovar këto brende të trashëgimisë Amerikane.
Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni perryellis.com, perryellisamerica.com, originalpenguin.co.uk.
Për Perry Ellis International
Perry Ellis International Inc. është një dizajnues lider, distributor dhe licencues i një linje të gjerë të veshjeve, aksesorëve dhe aromave me cilësi të lartë për burra dhe gra. Koleksioni i kompanisë i këmishave zyrtare dhe atyre të rastit, veshjeve sportive të golfit, xhamperë, pantollona zyrtar, pantollona dhe pantollona të shkurtër të rastit, xhinseve, veshjeve sportive, fustanë dhe bikini për meshkuj dhe femra janë në dispozicion përmes të gjitha niveleve kryesore të shpërndarjes e shitjes me pakicë. Kompania, përmes filialeve të saj ne pronësi të plotë, zotëron një portofol të brendeve të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshirë: Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingëear®, Laundry by Shelli Segal®, Rafaella®, Cubavera®, Ben Hogan®, Savane®, Grand Slam®, John Henry®, Manhattan®, Axist® and Farah®. Kompania rrit listën e saj të brendeve duke licencuar marka tregtare nga palë të treta, duke përfshirë: Nike® për bikini, Callaway®, PGA TOUR® dhe Jack Nicklaus® për veshje golfi. Informacion shtesë mbi kompaninë është në dispozicion në www.pery.com.
EMPORIUM LLC
EMPORIUM LLC është pjesë e grupit të suksesshëm familjar, I themeluar në Kosovë, 29 vjet më parë. Selia qendrore dhe shou room-I është I vendosur në Prishtinë. Ne përfaqësojmë ,shpërndajmë dhe jemi licencues të brendeve ndërkombëtare të modës. Biznesi ynë fillon me një pasion dhe përkushtim profesional për brendet tona dhe një kuptim të thellë të klientëve tanë, ku ne veprojmë si një qendër e besueshme midis brendeve tona dhe shitësve me pakicë. Ne mbajmë filozofinë e të qënit një kompani shpërndarëse e qëndrueshme, e larmishmedhe 360 ° e orientuar drejt shërbimit . Të gjithë shitësit me pakicë që janë të interesuar për brendet PERRY ELLIS, PERRY ELLIS AMERICA dhe PENGUIN ORIGINAL në Evropën Juglindore mund të na kontaktojnë përmes e-mailit: emporiumdistribution. fashion@gmail.com
artikull i sponsorizuar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama