LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, përfundoi greva një ditore e arsimtarëve, prej sot ka mësim në të gjitha shkollat e mesme dhe fillore

Maqedoni, përfundoi greva një ditore e arsimtarëve, prej sot ka mësim në të gjitha shkollat e mesme dhe fillore

Pas grevës një ditore për paga më të mëdha, në shkollat e mesme dhe fillore ka nisur mësimi.

Gjatë ditës së djeshme, grevistët ishin në punë por pa detyra ndërsa ata që nuk u bashkuan në grevë mbajtën orët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Disa prindër zgjodhën që mësimin për fëmijët e tyre ta nisin nga sot për të qenë të sigurt për nisjen e mësimit.

Pas grevës, qëndrimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës mbeten të njëjta. Ministri Arbër Ademi thotë se për 10.8 përqind janë rritur pagat nga gushti i vitit 2018 deri në shtator të vitit 2019, ndërsa kryetari i kësaj sindikate Jakim Nedelkov tha se shteti ju ka borxh edhe disa përqind aq sa është rritur edhe paga minimale në shteti, përkatësisht 25%.

“Nuk bëhet grevë kur kemi vendim për pagë më të lartë për 5%. Me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kemi dialog dhe do të vazhdojmë. Do t’i shqyrtojmë të gjitha të dhënat dhe argumentet dhe në marrëdhënie partneriteti me sindikatën do të vendosim si Qeveri për rritjen e ardhshme të pagave”, tha Ademi.

Kryetari i kësaj sindikate ishte i kënaqur nga greva duke thënë se deri në fund të shtatorit duhet të gjendet zgjidhje sa i përket rritjes së pagave për arsimtarët.

Përderisa MASH dhe SASHK po negociojnë për rritjen e pagave, rreth 260.000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nisën me vitin mësimor. Sipas të dhënave të MASH, rreth 20.000 janë nxënës të klasës së parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori