LAJMI I FUNDIT:

Tetë ditë zjarri nuk shuhet në Komunën e Çashkës

Tetë ditë zjarri nuk shuhet në Komunën e Çashkës

Zjarri që u paraqit javës së kaluar mes fshatrave Oraovec dhe Vojnica të Komunës së Çashkës ende nuk është shuar.

Deri tani janë djegur mbi 100 hektarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në shuarjen e zjarrit janë të përfshirë zjarrfikësit e Velesit me katër automjete, ndërsa në ndihmë është edhe automjeti kundër zjarrit i Komunës së Çashkës bashkërisht me të punësuarit e NP “Pyjet e Maqedonisë”, pjesëtarë të armatës si dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim/

Ljupço Lepidovski i cili është edhe komandant i Njësisë kundër zjarrit Veles tha se presin që të arrijnë helikopterët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim./Telegrafi/