Akademikut nga Mali i Zi, Zuvdija Hoxhiq Berisha, i është ndarë çmimi për veprën jetësore “Teuta”. Ky çmim i është ndarë nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” në edicionin e shtatë të manifestimit letrar trekufitar “Muzat e Alpeve 2019”, i cili është mbajtur në Tivar, Lezhë dhe Prizren.
Zuvdija Hoxhiq Berisha i është ndarë ky çmim me arsyetimin se me tregimet dhe romanet e tij ka futur një proces të ri krijues në letërsinë malazeze, që e bën atë një shkrimtar të pashembullt dhe pa paraardhës.
Për figurën e akademikut foli poeti malazez Dimitrov Popoviq, i cili tha se Zuvdija Hoxhiq Berisha, është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj e më në zë në Malin e Zi, por edhe një njeri i mrekullueshëm në kuptimin më të plotë të kësaj fjale.
“Romanet e tij kanë vlerë të madhe dhe në vazhdën e shkrimeve të mëparshme i japin vlerë reciprokisht edhe vetë shkrimtarit, që në moshën 78-vjeçare vazhdon të shkruajë dhe të ndjehet i vyeshëm për ne dhe brezat që do të vinë. Ta njohësh të kaluarën tënde është një obligim i madh. Hoxhiqi nuk e ka njohur gjyshin, por rruga për ta njohur na pëlqen edhe ne, e ndjekim me kujdes në të gjitha veprimet… dhe del fitimtar”, tha ai.
Akademiku Hoxhiq Berisha e quajti këtë çmim si më të veçantin ndër ata që i ka marrë deri më tani, ngaqë Kosova është vendlindja e paraardhësve të tij.
“Çmimi ka një domethënie tejet të madhe për mua ngaqë jepet nga një shoqatë trekufitare me emrin e mbretëreshës ilire Teuta, e cila i ka vënë vetes qëllimin fisnik të njohjes së ndërsjellë të letërsisë, si dhe të përafrimit më të madh të popujve tanë fqinj nëpërmjet kulturës. Diçka që ka munguar deri më tani, por që po realizohet me shumë sukses”, tha ndër të tjera akademiku Hoxhiq.
“Muzat e Alpeve” përgjatë viteve 2013-2019 ka përshkuar 16 komuna dhe bashki të Kosovës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë. Fitues të mëparshëm ishin: Jerem Brkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi, Mirash Martinoviq, Moikom Zeqo dhe Nazmi Rrahmani. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar